Reperi kërkon ndjesë publike për dhunën ndaj zyrtarit

0

Reperi i njohur, Don Arbas, ka reaguar pas lajmeve se ishte autori i dhunës së ushtruar ndaj një zyrtari të Ministrisë në Prishtinë. Ngjarja ndodhi një javë më parë, ku u bë publike se reperi kishte dhunuar dhe goditur me levë hekuri zyrtarin e Ministrisë.

Lajmi u mohua nga motra e reperit, Arta Bajrami, e cila tha se vëllai i saj ishte më të gjatë gjithë kohës. Por, vetë Don Arbas ka pranuar fajin, duke kërkuar falje publike për atë që ka ndodhur. Përmes një postimi në ‘facebook’, reperi shkruan se nuk ka qenë kurrë njeri i dhunës dhe as i përfolur për keq, duke shtuar se i kërkon ndjesë publike zyrtarit Ilir Tolaj, me të cilin është konfliktuar.

“Një incident që ndodhi para ca ditëve m’boni personazh të Portaleve, unë kurr skam qënë njeri i dhunës as të përflitem për keq , përkundrazi jam marrë me dicka që është larg dhunës dhe afër cdo parimi njerëzor dmth me ( ART ), dhe si artist u ndjeva keq për atë që ka ndodhur pa marrë parasysh fajtorin gjej rastin ti kërkoj ndjesë publike Dr Ilir Tolaj’t me të cilin u konfliktova, ky konflikt ishte dicka sekondare dhe ndodhi ajo që ndodhi , zdua të zgjatem thjesht dua të sqaroj opinionin publik që kjo që ndodhi nuk ka të bëje me personalitetin dhe karakterin tim . Falëminderit të gjithve për mirkuptimin .!!”, shkruan reperi.

reperi

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.