Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me Krenar Prezën duke e goditur

0

Presidenti i ekipit të futbollit të Tiranës, Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me Krenar Prezen, të cilin sipas Përmbaruesit e ka goditur me grushte.

Konflikti mes Halilit dhe mjekut ka ndodhur për motive pronësie, pasi Krenar Preza me profesion mjek, i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës, sipas gjykatës.

Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar te vendimi i gjykatës së Apelit datë 14. 04. 2017, Halili duhet t’i dorëzojë Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro.

Pas kërkesës së kreditorit në 25.07.2017, sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me Prezën shkuan për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Por, sipas procesverbalit të mbajtur nga përmbaruesi Baftjar Nela, Refik Halili e ka goditur me grusht Krenar Prezën.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Rrugën e Dibrës, ndërsa Krenar Preza ka depozituar kallëzimin në polici për dhunë.

Biznesmeni Refik Halili, ka mohuar që të jetë konfliktuar apo qëlluar mjekun Preza, ndërsa thekson se kjo është një “shpifje dhe sajesë nga ana e mjekut dhe e përmbaruesit”.

Halili nuk ka pranuar të komentojë më tej ngjarjen, duke pohuar se do të jetë policia ajo që do të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje.

Share.

About Author

Leave A Reply