Referendumi në Katalunjë ndiqet me vëmendje në Ballkan

0

Zhvillimet rreth referendumit në Katalunjë po përcillen me shumë vëmendje nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku – siç pohon “Deutsche Welle”, – ka shumë tendenca separatiste.

Flamuri katalanas valëvitet jo vetëm në Barcelonë, por edhe në Serbi. Të gjitha zyrat e Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LVS) kanë nxjerrë në dritare flamujt e kësaj province spanjolle, në shenjë solidarizimi me Katalunjën.

Shefi i “LVS”-së, Nenad Çanak ka udhëtuar vet fundjavën e kaluar në Barcelonë, për të ndjekur nga afër ecurinë e referendumit për pavarësi. Sipas tij, referendumi do të ketë pasoja serioze politike.

Ndërsa në Rijekë të Krocisë, partia autonome lokale “Lista për Rijekën” kërkon që presidentja dhe kryeministri i Kroacisë t’i japin fund heshtjes dhe të denojnë “dhunën brutale” ndaj qytetarëve katalanas.

Ballkani Perëndimor ka probleme si asnjë rajon tjetër me tendencat separatiste, që nga vitet ’90, e ndoshta për këtë arsye shumë prej udhëheqësve të këtyre vendeve nuk kanë reaguar lidhur me referendumin në Spanjë.

“Kërkesat e nacionalistëve shqiptarë në Maqedoni dhe jug të Serbisë për bashkim me Kosovën dhe krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ kundërshtohen jo vetëm në Beograd, por edhe në bashkësinë ndërkombëtare”, thotë “Deutsche Welle”.

Ajo ka frikë se, me ndryshimin e kufijve mund të shpërthejnë edhe konflikte të reja në këto rajone.

Kërkesat dhe kërcënimet më të zëshme për shkëputje dëgjohen në Bosnje-Hercegovinë. Kroatët e Bosnjes kërkojnë entitetin e tyre. Ndërsa kreu i serbëve, Milorad Dodik kërkon prej vitesh mbajtjen e një referendumi dhe ndarjen e Republikës Srpska nga Bosnje-Hercegovina.

Tendosjet etnike janë dëshmuar në këto rajone në 15 vitet e fundit, si mjeti më i fuqishëm për mbajtjen e pushtetit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.