Reali kualifikim dramatik ndaj Bayern, fiton 4:2

0

Spektakël në “Santiago Bernabeu” të Madridit, por janë madrilenët ata të cilët kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League pas fitores 4:2 ndaj Bayern Munchen.

Ëndrra e Bayern për të përmbysur rezultatin në Madrid dhe siguruar biletën e 1/2-ve të trofeut më prestigjioz në Europë, zgjat shumë pak.

Gjithçka merr kthesën kur Arturo Vidal merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84, duke lënë bavarezët me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Reali, në epërsi numerike në fushën e lojës, shënon me lehtësi në portën bavarezeve me një super Ronaldo i cili “shëtit” i në mbrojtje duke i shënuar Manuel Neuerit tre gola dhe gafave të panumërta të lojtarëve të Carlo Ancelotti-t.

Reali përmbys Bayernin me 10 lojtarë 
Real Madrid dhe Bayern Munchen luajnë duelin e kthimit të çerekfinaleve të UEFA Champions League. Pas një pjese të parë spektakolare por pa gjetur rrugën e rrjetës asnjë prej ekipeve, golat u shënuan në fraksionin e dytë të lojës.

Bayern Munchen kalon i pari në avantazh duke bërë që në Bernabeu të pllakosë heshtja.

Robert Lewandowski shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53. Penalltia u fitua nga holandezi Robben pas një nderhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë nga Casemiro.

​Ndërsa një minutë më parë Arjen Robben humbet një rast të shkëlqyer në portën e Realit. Goli i goditur prej tij përmes një parabole mposhti Navas por u largua në vijën fatale nga mbrojtësi Marcelo.

Cristiano Ronaldo ekuilibron shifrat në minutën e 76 kur mposht Neuer pas një gjuajtje me kokë.

Vetëm një minutë më pas Bayern kalon në avantazh sërish pas autogolit të Ramos.

Kartoni i kuq i Vidal vendosi fatin e takimit
Në minutën e 84, Arturo Vidal e le Bayernin me 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë. Edhe në ndeshjen e kaluar në Mynih, Bayern mbeti me 10 lojtarë pjesën e dytë pas ndëshkimit të Martinez me karton të kuq.

Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi me rezultatin 1:2 për bavarezët, duke bërë që ndeshja të shkojë në shtesë.

Por në minutën e 103 është sërish Cristiano Ronaldo i cili barazon shifrat 2:2, duke kthyer entuziazmin në “Santiago Bernabeu”.

Si të mos mjaftonte barazimi 2:2 i cili kualifikonte Realin, ekipi i Zinedin Zidane shënon edhe dy gola të tjerë. Ronaldo gjen golin e tretë personal në këtë takim në minutën e 110, ndërsa dy minuta më pas, Marco Asensio i çon shifrat në 4:2.

(Goli i parë për Bayern)

(Goli i barazimit për Realin)

(Goli i dytë i Bayern Munchen)

Pjesa e parë 0:0
Është mbyllur me rrjeta të paprekura pjesa e parë e duelit Real-Bayern në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për çerekfinalet e UEFA Champions League.

Bavarezët kanë qenë më kërkues në këto 45 minuta, por pa konkretizuar përpara portës së Keylor Navas.

Nga ana tjetër, “galaktikët” i janë besuar kundërsulmeve duke tentuar të gjejnë në befasi mbrojtjen e Bayern, por Manuel Neuer është i pakalueshëm.

Takimi i parë në Mynih përfundoi me fitoren 1:2 të Real Madrid. Vetëm një përmbysje e këtij rezultati do çonte Bayern Munchen në fazën gjysmëfinale të Champions.
real bayern

Formacionet e dy skuadrave
real bayern

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.