Real Madrid- Juventus në finalen e 3 qershorit

0

Real Madrid-Juventus është finalja e këtij viti të Champions League, në tre qershor, në Cardiff.

“Galaktikët” e Zinedin Zidane arritën të kualifikohen përballë vendasve të Atletico, pavarësisht nga humbja 2:1. Golave të shpejtë të Atletico-s me Saul në ’11 dhe Griezzmann në ’15 nga penalltia, Reali iu përgjigj me Iscon tre minuta nga fundi i pjesës së parë. Gol i cili bëri që të pllakosë heshtja në “Vincente Calderon”.

Reali fitoi një javë më parë në shtëpinë e tij me shifrat 3:0 ndërsa rezultati i përgjithshëm i të dyja takimeve është 4:2 në favor të kampionëve të fuqi.

Ky është viti i dytë radhazi ku Reali merr pjesë në finalen e Champions. Një vit më parë, madrilenët ngritën kupën e 11 pas penalltive në finalen ndaj po tw njwjtit rival, Atletico Madrid.

Ndërkohë, rivali i Realit, Juventus, regjistroi finalen e dytë në tre vitet e fundit.

Real Madrid do tentojë kupën e 12 në historinë e Champions, ndërsa Juventus të tretin.
Atletico fiton 2:1 ndaj Realit, por nuk mjafton

Atletico Madrid arriti të kthejë entuziazmin në “Vincente Calderon” që në minutën e 11 të takimit, pasi Saul çoi në rrjetë një top me kokë, pas goditjes së këndit.

Goli i dytë për vendasit erdhi katër minuta më pas kur Griezmann ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Torres. Ishte ky momenti kur Atletico shpresoi jo pak për përmbysjen e rezultatit 3:0 të ndeshjes së parë.

Por rrjedha e lojës ndryshoi kur Reali ngushtoi diferencën me anë të Isco në minutën e 42 të takimit. Një superaksion i Benzema u konkludua me gjuajtjen e fortë të Toni Kroos në portën e Oblak. Gjuajtja e gjermanit pritet nga slloveni i Atleticos, por Isco i ndodhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, shënon për Realin.

Pjesa e dytë e takimit nuk ka histori dhe rezultati 2:1 për Atletico nuk ndryshon deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit turk Çakir.
Atletico Madrid shtang Realin
shënon 2 gola në 15 minuta

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.