Rama i vetëm kundër gjithë opozitës … 😜

0

Në kuvendin e Shqipërisë po diskutohet për Reformën Zgjedhore. Kryeministri Rama ka deklaruar se zgjedhjet ishin sipas standardeve, ndërsa opozita bllokon diskutimin prej dy javësh.

Jemi ftuar në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans që të jetë. Javën e parë u mor peng foltorja, ndërkohë që nuk ishte kërkuar. Sot është në rendin e ditës është se u kërkua sipas rregullores, por edhe pse që dje formalisht ju jeni, harroni se do të impononi duke bllokuar foltoren dhe ne jemi këtu bashkë me ju në kërkesën tuaj.

Jeni bërë shëmbëllytra e shprehjes ‘kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për lirinë e saj’. Sa më të paaftë janë politikanët në kushtet për ta përdorur, aq më shumë cirren se u mungon liria.

Edhe në raport është e shkruar, procesi ishte në përputhshmëri sipas OSBE dhe standardet për zgjedhje demokratike. Raporti dhe vetë procesi do ta meritonin një diskutim serioz dhe të përgjegjshëm dhe ka shumëçka për të përmirësuar.

Ne jo vetëm nuk e bëjmë sot këtë diskutim për shkakun tuaj, se keni dy javë që flisni dhe akoma nuk e keni nisur, pasi jeni bosh lart e poshtë poshtë. Nuk as seriozitet dhe përgjegjshmëri.  Na përfshirë më një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës.

Jeni katandisur si mos më keq. PS mori më shumë vota se 4 vite më parë, ju më pak. Nuk keni as projekt, as program dhe as lidership.  Ju dini vetëm të ndërtoni strategji për të bllokuar suksesin e të tjerëve, ju keni humbur përgjegjësinë.

Mua nuk më shqetëson fati i PD, por fati i opozitës si institucion. Ju me tuajën jeni në rregull, pasi nuk lini gjë pa sharë, kur dikush nëpër dhëmbë iu thotë keni rrjedhur. Fajin e kemi ne që votohemi dhe bëjmë sukses, ju nuk keni asnjë faj. Jeni kthyer pas marshimit në çadrën e dasmën me 9 deputetë më pak dhe 200 mijë pupla më pak, i latë rrugës dhe nuk reflektoni.

Ngri volumin si frikacaku kur përshkon pyllin natën. Sa të ketë krim, drogë dhe mafie dhe 100 fjalë të tjera për garniturë kur vjen fjala e 101 ngelni. Dhe për 100 vite të tjera ju jeni në rregull, priteni pushtetin që t’iu vijë.

Edhe miku im Basha, pasi bëri një akt lidershipi me aktin e 18  majit, e mohoi se u tremb nga Topalli dhe Patozi, nga ofiqarët e SHUQP që humbën karrigen dhe nuk bëri gjë tjetër por u kthye të çadra e dasmave. E mohoi edhe ripohoi politikën qorre dhe memece, që iu katandisni në një gjysma gjel. Shto këtu edhe miqtë e LSI, që qetësinë e dashurinë e kanë zëvendësuar me llapazanërinë.

Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall. Kë të qaj më parë vëllain apo motrën që kanë një hall, që i ka bërë bashkë në një kazan si ky, si të luftojmë krimin apo drogën”. Në vend të opozitës sot janë dy shartore, bam me bojë e bum me dhëmbë, shaj dhe shpif, nuk dini gjë tjetër të bëjnë. Leri ata në fund nuk kanë faj fare, ishin e treta e vërteta, se cfarë u ndodhi që donin të ishin e para e papara dhe i bini murit me kokë.

Unë s’jam aspak përdorues as shitës as trafikant as bos i trafikut të drogës, juve ju duhen këto, përdorini, jepini, dhe shpresoni që shqiptarët të jenë budallenjtë që nuk janë. Unë nuk jam as duarlidhur nga ndonjë lidhje me krimin dhe s’kam pasur asnjë lidhje me ato që keni thënë ju, keni 18 vjet që më keni futur në kallëpin e asaj bote dhe ja ku më keni këtu. Ca fotografish tregoni, po si s’ju vjen zor shkoni te Dem Rreli punoni part-time dhe bëni fotografi, ka lezet Saliu i ka fotot te Skenderbeu që bëheshin njehërë e një kohë. Shqiptarët dinë të shohin të dëgjojnë e për sa kohë ju nuk e vini vath në vesh, që shqiptarët vetëm për budallenj nuk i bën dot njeri.

Ju po vazhdoni që ta mbani Shqipërinë larg Europës. Ne do të përfshihemi në diskutim edhe me partneret edhe me ju, vullneti është i qartë, komisionin do ta ngremë. Do të vazhdojmë që të luftojmë për standarde. Kjo është përgjegjësia jonë. Ju vazhdoni njësojeni Shqipërinë me krimin dhe drogën, mos lini rast e përdorur Shqipërinë dele të zezë. Ju nuk keni faj se ju nuk mbani përgjegjësi për PD jo për këto që po flasim, ju nuk e kuptoni. Laj, thaj dhe shaj ky është programi juaj. Laj, thaj, shaj, kanatieren e sulmuesit të Saliut. Ju jeni top i gjatë dhe rrëmujë para porte dhe të dalë ku të dalë. Apo do iu votojnë për liderin, që thotë merruni me këmbët e kundërshtarit, se ju nuk keni lideship. Ju bjeruni këmbëve ne do merremi me topin’ deklaroi Rama.

Fjala e Lulzim Bashës në Kuvend
Okukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi.

Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet.

Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse dy të dyshuarit kryesor për Elbasanin ndodhen në Holandë dhe jo para drejtësisë, pse Durim Keci u fsheh në Interpol. Ti je pa shkollë dhe pa kurajo dhe këllqe. Ti je pa shkollë në krahasim me grupin e opozitës. Ti zgjedh krimin, dëftesat false, krimin dhe grabitqarët. Shit-blerja e votës është rekomandimi kryesor i OSBE. Votat u blenë nga Rama, i cili e ndikoi dhe dhunoi votën me kriminelët dhe bandat. Në 25 qershor u krye një atentat ndaj demokracisë

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur PD dhe LSI-së të cilët e akuzojnë për lidhje me krimin.

Rama foli me ironinë ndërsa shtoi se shkaku pse shqiptarët votuan PS duke i dhënë shumicën qeverisëse ishte “se PS di të mbajë përgjegjësi” ndërsa “PD e LSI janë jetimë të papërgjegjshmërisë”

Jo se ne nuk jemi të pakonkurueshëm por ju nuk jeni në garë. Jeni njerëz të gabuar në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar tha Rama.

Rama hodhi poshtë akuzat për lidhje me krimin dhe akuzoi PD se vazhdon të ketë “program laj thaj kanatieren e sulmuesit të Saliut.”

“Unë nuk jam as përdorues as shitës dhe as trafikant dhe as bos i trafikut të drogës” tha Rama ndërsa shtoi – PD “me zero lideriship”. Nuk ka reflektuar, “zero”. Nuk ka asnjë vizion, “bosh”, asnjë program ‘fushë”.  Asnjë ide dhe asnjë titull të ri, vetëm  këngën e vjetër shaj e shaj se diçka do të mbetet.

 Vazhdoni njësoni Shqipërinë me krimin, drogën e mafian, mos lini rast pa përdorur anglishte për ta bërë Shqipërinë dele të zezë, dëmi është i Shqipërisë, të zezën e keni tuajën” tha më tej Rama

Ai shtoi më tej: PD janë “gjysmagjelë” që nuk kanë reflektuar fare as nga rezultati i zgjedhjeve por nuk kanë ndryshuar as vullnetin e tyre destruktiv dhe negativ ndaj vendit.  Në këtë fushatë sipas Ramës është përfshirë dhe LSI e cila ” dashurinë e qetësinë e ka zëvendësuar llapazanëri e vajmedetëri” 

Rama: Për kë do të votojnë shqiptarët?!

Për programin keni laj thaj kanatieren e sulmuesit të Saliut.

Për skuadrën e re, laj thaj top i gjatë rrëmujë para porte e dalë ku të dalë .

Apo do të votojë për liderin?!

Laj, thaj, arno të vjetrat.. dil në fushë.. ky nuk është lidership tani hajde bini këmbëve sa të mundeni. Ju hajdeni bini këmbëvë me kanatieren e sulmuesit

Kryeministri Edi Rama dha në Kuvend se kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi marrëveshjen e 18 majit sepse u tremb nga Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Rama ironizoi edhe LSI, të cilën e quajti “llafazanërinë dhe vajmdedetërinë e linjës së re”.

Edi Rama: Mu si lopa që e mbush kovën me qumësht dhe pastaj i bie me shqelmë gjithë inat a thua se fajin ja ka qumshti, edhe miku im Lulzim Basha këtu pasi bëri më në fund një akt lidershipi me marrëveshjen e 18 majit e mohoi.

E mohoi se u tremb, u tremb nga frëngjit e Jozefinës dhe Astrit Patozit, u tremb nga kryengritja në pallat, u tremb nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget e tyre dhe natyrisht nuk diti më se çfarë të bëjë përvecse të kthehet aty ku është më rehat, tek çadra e dasmave, tek lufta me krimin, te lufta me drogën, tek lufta me të keqen e madhe.

E mohoi dhe çfarë bëri? Pohoi politikën qorre, politikën shurdhe, memece që për 4 vite ju katandisi juve në gjysmagjel. Nga një gjel i lagur por krenar në 2013, sot jeni një gjysmagjel, edhe i lagur edhe krenar por edhe për të ardhur keq.

Shto këtu edhe miqtë e LSI, që qetësinë dhe dashurinë e linjës së vjetër e zëvendësuan me llafazanërinë dhe vajmdedetërinë e linjës së re dhe panorama e opozitës bëhet: “Bir o Lul vëllai kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që keni një hall”. Po kjo natyrisht është një çështje e kotë, retorike sepse ka më shumë emocion se kë të qash më parë, vëllain apo motrën që kanë një hall dhe që halli i ka bërë bashkë si një kazan që ky nga ku dëgjohen thirrjet bombastike si të të luftojmë krimin, drogën se në fakt krimi dhe droga e kanë fajin që ju jeni papërgjegjshmëri.

Nga ana e tij, kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi deputetet e mazhorancës se gjysma prej tyre në Parlament i ka sjellë krimi.

Basha: Për çfarë qeshni ju?! Qeshni për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh. Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria. Për çfarë qeshni ju?! Apo për atë 8-vjeçarin që u plagos nga tritoli në Vlorë. Për çfarë qeshni ju?! O kukulla pa integritet, pa personalitet. Gjysma prej jush ka ardhur këtu, ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi, e dini fare mirë. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër ky këtu, që vjen sulmon një orë opozitën dhe nuk guxon të thotë një fjalë për krimin. Pse ? E di vetë se pse. Sepse ai është njësh me ta, dhe nuk ka nevojë të tregoj fotot për këtë. I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu. Për çfarë?!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sulmuar mazhorancë në Kuvend duke thënë se gjysma e deputetëve të PS janë kukull dhe i ka sjellë në Parlament krimi.

“Për cfarë qeshni këtu ju kukulla që gjysma këtu ju ka sjellë krimi. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër. Që vjen këtu flet dhe nuk flet për krimin”, tha Basha

Basha: Për çfarë qeshni ju?! Qeshni për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh. Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria. Për çfarë qeshni ju?! Apo për atë 8-vjeçarin që u plagos nga tritoli në Vlorë. Për çfarë qeshni ju?! O kukulla pa integritet, pa personalitet. Gjysma prej jush ka ardhur këtu, ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi, e dini fare mirë. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, por nuk ju la shteg tjetër ky këtu, që vjen sulmon një orë opozitën dhe nuk guxon të thotë një fjalë për krimin. Pse ? E di vetë se pse. Sepse ai është njësh me ta, dhe nuk ka nevojë të tregoj fotot për këtë. I keni pasur këtu dhe i keni akoma këtu. Për çfarë?!

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se Basha mohoi marrëveshjen e 18 majit sepse kishte frikë nga disa ofiqarë të PD, të cilët humbën karriget e tyre në parti.

Edi Rama: Mu si lopa që e mbush kovën me qumësht dhe pastaj i bie me shqelmë gjithë inat a thua se fajin ja ka qumshti, edhe miku im Lulzim Basha këtu pasi bëri më në fund një akt lidershipi me marrëveshjen e 18 majit e mohoi.

E mohoi se u tremb, u tremb nga frëngjit e Jozefinës dhe Astrit Patozit, u tremb nga kryengritja në pallat, u tremb nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget e tyre dhe natyrisht nuk diti më se çfarë të bëjë përvecse të kthehet aty ku është më rehat, tek çadra e dasmave, tek lufta me krimin, te lufta me drogën, tek lufta me të keqen e madhe.

Kryeministri Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha replikuan në Kuvend paraditen e sotme.

Berisha:  Zotëria dje shau mbas shpine siç ka fytyrën dhe karakterin. Unë dua ti them sot sy më sy, se të shash nga karrigia e kryeministrit pas shpine tjetrin nuk bën gjë tjetër vetëm ngjet si i thonë francezi, “një hale në një copë mëndafshi 

Replikon Rama: “Si fillim kryetari i PD e  nisi fjalën e tij duke thënë se ne të gjithë jemi të rrjedhur.  Janë vrarë njerëz në bulevard, nuk të kam thënë kurrë vrasës, dhe  nuk i them Lulëzimit që kur më tregon një vajzë të plagosur mua të shikojë pak faturën që shteti duhet të paguajë gërdecin dhe 21 janarin. 10 milionë dollarë, pa Strasburgun. Por nuk i them vrasës.

Nuk i jam drejtuar askujt këtu si mafioz, vrasës. Dallimi është shumë i madh. Sa i takon të sharave nga karrigia e parlamentit e di kurrizi i Taulant Ballës e Erion Braces.

PD pa kanatieren tënde të sulmuesit s’ka PD

Debate të ndezura në Kuvend lidhur me krimin. Në një moment Basha kërkoi të merrte fjalën dhe iu afrua foltores  ndërsa njerëzit e sigurisë iu afruan Ramës.

Basha u largua dhe me ironi Rama tha se nuk do i jap fjalën pasi duhej në fillim të fliste Berisha

Kryetari i PD-së akuzon Ramën se është peshku i madh i krimit dhe këtë ia kishte treguar dhe ndërkombëtarëve.

“U kam thënë peshqit e mëdhenj nuk i kap dot peshkun e madh “ ndërkohë Rama deklaron se bashkë me PD kanë hartuar planin kundër feudeve të krimit.

Kryeministri zbulon se ambasadori i SHBA-së i ka kërkuar kryetarit të PD-së të bashkëpunojë në luftën kundër krimit.

Rama foli dhe për mbërritjen në Shqipëri të agjentëve të specializuar për fazën e dytë atë kundër aseteve kriminale dhe të fortëve të feudeve .

Edi Rama: “Në korrik e gusht ishim bashkë në qeveri ku u përgatitëm për fazën e dytë të operacionit kundër aseteve kriminale dhe të fortëve të feudeve lart e poshtë.  Shprehja s’keni parë gjë akoma do të shihet  tani. Ambasadori amerikan takon kreun e opozitës i kërkon mbështetje për këtë operacion dhe siç e ka zakon, Basha që takimet me të huajt  i komenton siç i do qejfi bën paralajmërimin.  Do të dëgjoni atë që për tre muaj po bashkëpunojmë. Po bashkëpunojmë në planin e burimeve njerëzore. Brenda muajit nëntor agjentë të specializuar që do punojnë me SHISH e policinë për këtë punë dhe për këtë i ka kërkuar bashkëpunim opozitës. Nëse doni të luftoni krimin jepni kontribut real.

Rama sulmoi dhe LSI-ne

Ndërsa Rama fliste nga foltorja, Kryemadhi fliste nga vendi 

S’bëni dot fjalim pa krim, pa Elvis Rroshi, na morët në qafë dhe shokët tanë  atje.

Ata numërojnë përditë trigonët që ikin nga tepsia. Na prishët edhe shokët në këtë histori krimi, krim droga drogë mafia mafia ca të bëj luftë me fotografi!

Luftën me fotografi vazhdojeni por të paktën këshillohuni me fotografin e shokut Enver.  Personi që keni nxjerrë në fotografi për turpin tuaj me Blendi Klosin ka qenë në çadrën e lirisë.

Replikon Basha: U kam thënë  ndërkombëtarëve peshqit e mëdhenj nuk i kap dot peshku i madh .  Rama është peshku i madh. As Ahmetaj nuk do shpëtojë si herën tjetër

  Në kam një vërejtje për ambasadorin Lu është se e hapi gojën pas zgjedhjeve.  Por ti nuk je zgjidhja je problemi.  Patjetër e kanë dëgjuar dhe kritikën time.  Bullshit is over. Komuniteti ndërkombëtar të ka në dorë.  Laku sa ka nisur të ngushtohet.  Ata do të bëjnë punën e tyre, ti tënden

Berisha: Në pamje të parë ka edhe një aspekt gjysmë komik. Në të vërtetë, mediat e shtrojnë për komedi këtë pyetje; pse kruhet gjithë kohën që flet Edi Rama?

Ka vetëm një shkak dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë! Një pjesë prej jush e keni provuar vetë. Ju njoh në fytyrë.

Lexoni që të gjithë simptomat e mbidozës së kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale. Ky ka zgjedhur të kalojë dramën shqiptare të sotme me vizat e kokainës.

Nard Ndoka: Eshtë në efektin e kokainës. Shenjat e tij janë tipike për një përdorues kokaine

Kush pi kokainë kruhet dhe nxehet. Ju i keni të dyja. Duke qenë nën efektin e kokainës keni pirë 6 shishe ujë, jepini ujë që të kthehet normal. Pini ujë dhe ulni masën e kokainës në gjak e në trup”

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kreut të PD në lidhje me një foto, që  Basha publikoi ku shfaqej Blendi Klosi me një trafikant nga Shijaku. Shefi i qeverisë nga foltorja e Kuvendit i tha Bashës se personi që ishte ne foto me Klosin, ishte edhe në çadrën e lirisë.

Rama: Dhe jemi ju, jo se nuk keni idenë si luftohet krimi dhe skeni idenë si bëhen punët, por jeni ju që po hoqët krimin nga fjalori nuk dini çfarë të thoni. Ja provoni të bëni një fjalim pa fjalën “krim”, “drogë”. “mafie”, pa fjalën “kriminel”, pa fjalën “Elvis Rrosh”. Hiqni këto, po bëtë një fjalim hajdeni dhe na tregoni. Shumë shumë munf të flisni 3 minuta. Provoni një fjalim pa këto, nuk e bëni dot. Na morët në qafë dhe shokët tanë atje, na i futet edhe ata në këtë valle. Ata kanë hall tjetër nuk kanë hallin tuaj, ata numërojnë përdit trigonat që i ikën nga tepsia, janë në hall tjetër ata. Na prishët dhe shokët në këtë histori. Krimi, krimi, droga droga, mafia mafia. A të shkretet ju, cfarë të bëjmë?! Luftëq me fotografi. Ma cuan tani po po ja coj…kujt tja coj fotografinë e atij që nxore me Blendi Klosin.

(Kryemadhi flet nga vendi pa mikrofon)

Rama: Pusho pusho ti…

Rama: Kujt tja coj fotografinë Lulzim ai që nxore me Blendi Klosin dje, tani sapo ma çuan, kur po flisje ti në çadrën e lirisë Lulzim. Cat ë bëjmë? Do luftojmë me fotografinë?! Kështu që unë jam në cdo fotografi dhe këtë luftë e fotografive. Këtë luftën e fotografive, vazhdojeni por të paktën këshillohuni me fotografin e Enver Hoxhës. Ja ku e keni. Ky nuk bëni gabime. Ja ka mësuar Sulo Gradeci këtij, këshillohuni me fotografin e shokut Enver. Personi që keni nxjerrë në fotografi, për turpin tuaj me Blendi Klosin në çadrën e lirisë. Për republikën e ri kishte ardhur ai? Ai ka ardhur aty ka dalë foto me deputetët tuaj.

Share.

About Author

Leave A Reply