Rama uron vitin e ri akademik nga Bujqësori në Kamëz

0

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama u shpreh se ka nisur procesi i transformimit për ta kthyer në një qendër ekselence për ta bërë bazë prodhuese, ndërsa i ka të gjitha mundësitë që të bëhet konsulente e qeverisë.

“Zgjodhëm ta fillonim në këtë universitet, jo rastësisht, pasi dëshirojmë ta shembim murin që e ndan universitetin nga jeta reale, nga fusha për të cilën ju keni ardhur të merrni mësime, që të përfitojmë në një proces bashkëpunimi mes qeverisë dhe universitetit.

Vizituam kantierin në territorin e universitetit, unë jam i pakënaqur,  pasi besoj që ka ende shumë për të bërë. Ata janë të kënaqur për aq sa mundësitë kanë qenë, po ne do të krijojmë mundësi të reja.

Para një viti nuk arrija të besoja se cfarë hataje ishte kjo hapësirë, me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur pak rregull, por ka ende shumë.

Këtu nuk duhet të ketë asnjë aktivitet që nuk është në harmoni me universitetin, këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz. Shpronësimet do i bëjmë. Ka ende disa struktura që ose duhet të shemben ose duhet t’i kthehen universitetit.

Këtu nuk mund të jetë një ambient që mund të kalojnë edhe banorët, edhe studentët edhe pedagogët edhe kafshët shtëpiake.

Në një kohë ky universitet prodhonte dhe shiste, kishte një bazë, pastaj merreshin të gjitha arritjet e eksperimenteve. UB i ka mundësitë që të bëhet një bazë prodhuese dhe i ka potencialet që të bëhet konsulenti strategjik i qeverisë. Nuk kemi pse harxhojmë para për të blerë konsulenca në treg, por këtu.

Së bashku ne do ta bëjmë këtë. Në këtë territor është vendi i duhur për të hapur rrugë për të shkuar shumë më larg, se e tashmja na mundëson. Duhet të kemi një shembull për ata që merren me bujqësi dhe blegtori. Territorin e Universitetit Bujqësor do të kthejmë në një oaz” përfundoi kryeministri.

Rama tha se përzgjedhja e këtij Universiteti ishte jo  pa qëllim, pasi siç tha ai, do ti hapin rrugë një procesi tranformimi jo vetëm fizik por edhe transformim themelor në mënyrën e të jetuarit të këtij Universiteti në raport me jetën përtej mureve.

Rama: Dëshirojmë që në këtë Universitet ne të vazhdojmë ti hapim udhë një procesi transformimi jo vetëm fizik i gjithë infrastrukturës së universitetit por një transformim themelor në mënyrën e të jetuarit të këtij Universiteti në raport me jetën përtej mureve. Duke dëshiruar të shembim murin që ndan Universitetin nga jeta reale, fusha të cilën të gjithë ju keni ardhur të merrni mësime. Në mënyrë që të përfitojmë reciprokisht në një proces bashkëpunimi dhe ndërveprimi mes qeverisë dhe Universitetit. Para se të hynim në sallë bashkë me Rektorin dhe disa pedagogë vizituam kantierin e  hapur në territorin e Universitetit dhe dëshiroj t’ju them se pavarësisht se këta janë të kënaqur unë jam shumë i pakënaqur sepse besoj që ka ende jashtëzakonisht shumë për të bërë në këtë aspekt.

Ne do krijojmë mundësi të reja. Bindja ime është që territori i këtij Universiteti duhet të jetë modeli më i shkëlqyer i një hapësire ku mësohet për të gjithë elementët e kësaj fushe dhe duhet të jetë një oaz i mrekullueshëm ku natyra, njeriu dhe më pas gjithë infrastruktura e ndërtuar të jenë në harmoni të plotë së bashku. Këto fjalë mund të tingëllojnë si utopi por ju siguroj që stundentët që sot janë në vitin e parë do ta shikojnë deri në fund të rrugëtimit të tyre këtë Universitet që këto fjalë do transformohen në realitet.

Duke krahasuar situatën me një vit më parë, Rama tha se përparime në këtë drejtim, teksa paralajmëroi shpronësimin e disa aktiviteteve përreth që siç tha ai nuk kanë lidhje aktivitetin universitar.

Rama: Para një viti ishim këtu dhe nuk arrija tu besoja syve se çfarë katrahure dhe hataje ishte kjo hapësirë. Me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur atë rregull dhe për të marrë pak frymë por ka ende shumë për të bërë. Rektori foli për disa shpronësime, janë të domosdoshme dhe ne do ti bëjmë një orë e më parë sepse këtu nuk duhet të ketë asnjë aktivitet që nuk është në harmoni të plotë me aktivitetin universitar dhe me jetën e shëndetshme studentore. Këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz, nuk mund të jenë makinat që vendosin se kush kalon i pari rrugën, nuk mund të ketë më shumë kafene se aula dhe klasa. Sot ka më pak se kemi shembur një pjesë të konsiderueshme por prapë ka ende disa.

Share.

About Author

Leave A Reply