Rama : Unë e dua Saimirin, por më shumë dua drejtësinë për të më të treguar të vërtetën

0

Kryeministri Rama sulmoi prokurorinë dhe gjykatat në fjalën e tij sot para grupit të PS ku shpalosi qëndrimin kundër arrestimit të Tahirit.

Rama e cilësoi shfaqen e tre prokurorëve të krimeve të rënda si dramatike, ndërsa u shpreh se uron që ta mbledhin veten të mbyllin komunikimin me nxitësit e kësaj çështje.

Kështu i luftojnë kriminelët këta? Policia i kap natën, kriminelët dalin në mëngjes duke dridhur zinxhirët, por ne cfarë jemi ne ligjvënësit shqiptarë, apo na dinë ekspertë kontabël.

Apo ne na erdhi në shteg Saje Qorri dhe një rrugë e dy punë, rrëzojmë qeverinë dhe bëjmë çorap drejtësinë? Kemi prova, por janë sekret, por mirë u mbyll dera. Po cfarë doli? Asgjë.

Nuk besoj që ata njerëz me shkollë me një farë eksperiencë që ato 4 fletë bakalli justifikojnë faturën e arrestit të një deputeti. Kaq për atë shfaqje dramatike dhe komike. Uroj që prokurorët ta mbledhin veten të mbyllin komunikimin me nxitësit e kësaj çështje” deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si inaçor dhe fals gjyqin që po i bëhet Saimir Tahirit, sipas tij pa asnjë provë, ndërsa e ka krahasuar me rastin e Fatos Nanos.

Ne e duam të vërtetën, atyre nuk u ka interesuar. Ne duam drejtësi, ata tollovi, unë e dua Saimirin, por më shumë dua drejtësinë për të më të treguar të vërtetën” tha Rama. Kryeministri u shpreh se nuk i ka ndërhyrë asnjëherë në punën e tij Saimir Tahirit në 4 vite.

Nuk i ndërhyra asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve. I kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka sjellë për policinë e shtetit. Nuk e kam pasur kurrë deri ditën kur ka ikur nga dita e ministrit as numrin e të parit e as të dytit në telefonin tim” deklaroi ai.

Teksa ka folur me tone të ashpra ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbi kërkesën e kësaj të fundit për arrestimin e Saimir Tahirit, kryeministri Edi Rama është rikthyer pas në kohë, duke sjellë në vëmendje ngjarjen e viteve ’90, kur u arrestua lideri histori i PS, Fatos Nano.

Rama tha se kjo barbari ndaj Tahirit ngjan si ajo që ndodhi ndaj Nanos në fillim të viteve ’90, kur drejtësia e çoi pas hekurave me ca letra magazine nga Italia, me demek për të bërë drejtësi.

“Ai që akuzon duhet të vërtetojë çdo akuzë që ngre. Akuzuesi nuk jep asnjë provë. Kjo barbari a nuk u ngjan me atë që ndodhi në fillim të viteve ’90 që drejtësia çoi pas hekurave kryetarin e partisë tonë. Me ca letra magazine nga Italia, por me demek për të bërë drejtësi. Kush e inskenoi pas 25 vitesh atë stafetë barbarie, mes politikës së baltos dhe drejtësisë së burgos. Shqiptarët presin zbatimin e Vettingut, që e udhëhoqëm ne. Kur Shqipëria pret të çelë negociatat të arrestohet një deputet pa e marrë në pyetje dhe pa prova të faktuara. Ku u gjet ky zell i një prokurorie të rënda që nuk ka lëvizur gishtin që kur është ngritur”, tha Rama.

Share.

About Author

Leave A Reply