Rama sqaron disa nga vendimet e rëndësishme për qeverinë “Rama2”

0

Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të mbledhjes në Vlorë me qeverinë e re ka deklaruar me bindje se Ilir Meta do ta dekretojë, pavarësisht deklaratave gjatë fushatës.

Presidenti tha në një moment pasi u zgjodh që gjithçka kam thënë deri në orën 18:00 të datës.. nuk e mbaj mend. Dhe as unë nuk e mbaj mend. Dhe jam i bindur që nuk do të ketë probleme të tilla.

Gjithkush gabon, nuk jemi robotë. Ka disa lloj gabimesh dhe lloj-lloj kostosh, por nuk shoh shqetësime, pasi nuk shoh të paktën një potencial aq autodestriktiv si ai që u shfaq në fushatë” deklaroi ai.

Rama: Ja pse e shkriva ministrinë e Integrimit
Kryeministri sqaroi se përse vendosi që të shkrinte ministrinë e Integrimit, teksa do të bashkohet me Ministrinë e Jashtme dhe do të ketë një zv/ ministër që do të merret ekskluzivisht me negociatat me BE.

Është si puna e një trupi, më shumë peshë dhe mbipeshë nuk është se bëhet më shumë lëvizje dhe më shumë aktivitet. Ne kemi të gjitha mundësitë për më shumë. Në këtë rast do të spostojmë të gjithë pjesën e problematikave të integrimit që kanë të bëjnë përgatitjen e negociatave te ministria e Jashtme.

Është një praktikë që e kanë disa vende, Hungaria nuk ka pasur asnjëherë ministri Integrimi dhe është në BE. Kroatët e patën dhe e kaluan te e Jashtmja.

Kur hapen negociatat vendoset një kryenegociator. Nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci aq të madhe në vete, nuk është e domosdoshme, është një kalim te ministria e Jashtme.

Tani duhet të kemi një ekip në nivelin e zv/ ministrave, pasi deri tani është bërë praktikë që të jenë indulgjenca, pozicion për të shprehur respekt, mirënjohje. Do të ketë një zv/ ministër që do të merret ekskluzivisht me integrimin” u shpreh ai.

Tahiri jashtë qeverisë, Rama: Duhet të kemi edhe grupin e fortë
Jo me pak habi u prit edhe lënia jashtë qeverisë e Saimir Tahirit, por Rama thotë se një gjë e tillë është bërë që grupi i PS të jetë i fortë dhe qeveria të mbahet në presion nga deputetët.

Kjo nuk është si puna e skuadrës kombëtare të futbollit, që qeveria është seleksion i atyre që do të hyjnë në fushë dhe të tjerët janë në stol. Kemi nevojë të kemi edhe partinë edhe grupin të fortë.

Nëse një pjesë e madhe e kapaciteteve do të ishin ministra do të kishim probleme me grupin, qeveria ka nevojë për një grup të fortë në parlament dhe të mbahet në presion nga deputetët”.

Rama: Nëse do ishim ne koalicion LSI do pengonte reformat
Rama ka mohuar se shkrirja e disa ministrive ka lidhje me faktin se më parë janë drejtuar nga LSI dhe po bëhet për të hequr punonjësit, ndërsa ka folur edhe nëse do të ishte bërë koalicioni me LSI para zgjedhjeve.

Jo nuk ka lidhje, pasi e kemi bërë me financat dhe ekonominë. Ose Ministria e Bujqësisë është po ajo, me ndryshime të vogla, nuk e kemi pasur këtë tendencë.

Nëse do kishim pasur një koalicion me LSI, kur unë insistoja, rezultati do ishte më i favorshëm për LSI për shkak të sistemit dhe nuk do të kishim dy opozita.

Por do ta bënte të pamundur atë që po bëjmë sot, nuk do të imagjinoheshin këto shkrirje që kemi bërë sot. Si në Bujqësi psh, apo të tjera.

Policia gri? LSI reagoi më fort se i dogji më shumë, por me të gjithë sistemin e partive”.

“Basha me paktin nuk e dëmtoi PD, takim periodik”
Rama u shpreh sot se LSI është një opozitë nga halli, PD për kryeministrin është partia kryesore opozitare, ndërsa diferencoi PDIU duke mos e përjashtuar bashkëpunimin në parlament.

“PD është partia kryesore dhe opozitare në kuptimin e një kufiri të qartë alternativash nga pikëpamja e programit dhe qasjeve për shumë gjëra.

Ndërsa partia tjetër është opozitë nga halli në rastin konkret por natyrisht është opozitë dhe s’diskutohet nga pikëpamja e përpjekjeve për të marrë vendim do bashkeveprojme me të dyja opozitat.

Nga halli ne kuptimin qe nuk zgjodhi të ishte në opozitë për arsye mospërputhjesh të natyrës programore apo ideve, por shkoi në opozitë si rezultat i gabimeve trashanike strategjike. 

Me Bashën do ketë takim periodik cdo 2-3 muaj për një qasje të re. Nëse Basha ka bërë një gjë që nuk ka lidhje tradhtinë me dëmtimin e asetit të PD është marrëveshja.

PDIU? Aty ka një potencial të qartë bashkëpunimi për cështje, jam i bindur që do të kemi një dialog shumë më të frytshëm edhe për shkak të faktit se janë një parti, që kanë një impostim më ndryshe se të tjerat dhe nuk ka delirin e madhështisë”.

Rama: Marrëdhënia ime me Fatos Nanon ka ndryshuar
Kryeministri deklaroi se marrëdhënia me ish-kryetarin e PS, Nano ka ndryshuar, ndërsa PS nuk trashëgohet, por fitohet.

Marrëdhënia ime me Fatos Nanon është me cilësi të tjera se para disa kohësh. Unë se kam marrë PS me trashëgim.

Kush do vij para duhet ta fitojë jo me trashëgim. Zaho është ende i vogël dhe do vendosë vetë nëse do merret me politikë. Ndaj PS nuk mund t’ia trashëgojë atij. PS fitohet nuk tradhtohet” deklaroi ai.

Rama i jep një të drejtë opozitës për reformën territoriale
Në fund kryeministri u ndal edhe te reforma territoriale duke i dhënë të drejtë opozitës në një pikë. “Mund të ketë vend, por ne mund ta rishikojmë për të ulur numrin e bashkive, ata duan rritjen.

Ka një pikë ku ata kanë të drejtë, niveli i shërbimeve ka rënë. Unë nuk mendoj që ka qenë më i mirë, por kjo është tjetër pjesë e projektit që ne do të punojmë që njësitë të përdorin më shumë teknologjinë.

Dje dakordësuam që të gjithë ministrat do të fillojnë punën me një grup ekspertësh dhe deri në fund të këtij viti do të vijnë me propozim për të pasur numrin më të ulët të dokumenteve që njëri ministri lëshon për qytetarët. Nuk duhet të ketë një vend tjetër në Europë që të ketë më pak dokumente se ne” përfundoi ai.

Rama: Ministrat do të punojnë me ekspertë
Nga mbledhja që po zhvillohet në Llogara, Rama ka kërkuar që secili ministër të punojë me ekspertë, për të hartuar një raport të detajuar, në lidhje me çdo proçedurë që mund të lehtësohet apo eleminohet, së bashku me dokumentacionin përkatës, me qëllim evitimin e burokracive të tepërta që rëndojnë jetën e qytetarëve dhe biznesit.

Propozimet do të merren më pas në shqyrtim me nisjen e vitit të ri.

Burime nga mbledhja thanë se ministrat e rinj kanë kërkuar detaje mbi fushat e reja të përgjegjësive, sidomos në ato ku ka bashkime dikasteresh si dhe po diskutohet se si do të rregullohen marrëdhëniet e punës me të gjithë burimet njerëzore në ministritë ku ka bashkime.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.