Rama : Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste

0

Pas deklaratave të ambasadorit të SHBA, Donald Lu për çështjen Tahiri, ka reaguar kryeministri Rama. Kryeministri falënderon ambasadorin, i cili deklaroi për çështjen Tahiri se nuk duhet të ketë gjyqe komuniste dhe se duhet të zbardhet e vërteta.

Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”. Ambasadori i SHBA, Donald Lu,ka folur për herë të parë në lidhje me çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ambasadori Lu u rikthye pas në kohë, duke kujtuar periudhën e komunizmit, ku sipas tij, njerëz të pafajshëm dërgoheshin në burgjet më të tmerrshme.

Për këtë, diplomati amerikan kërkon që më parë të zbardhet e vërteta, referuar kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm si i përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.