Rama në Presidencë i propozon Metës emrin e kreut të ri të SHISH

0

Kryeministri Edi Rama ka takuar për rreth 30 minuta në Presidencë, këtë të hënë, Presidentin Ilir Meta, ku i ka propozuar emrin e ri të drejtorit të SHISH, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës.

Vetë e zyra e shtypit pranë Kryeministrit ka dhënë detaje nga ky takimi Ramës me Metën. Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se “Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim 30 minutesh me Presidentin e Republikes, ku paraqiti propozimin per lirim te Drejtorit te Sherbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim ne kete detyre te zv.drejtorit te Sherbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit per lirim dhe emerim ne krye te Sherbimit Informativ Shteteror, erdhi pas doreheqjes nga detyra te drejtorit te ketij sherbimi, te cilen kryetari i qeverise e mirepriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi per kontributin e tij“, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Takimi Rama-Meta erdhi pas dorëheqjes së ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Takimi mes kryeministrit dhe presidentit ishte i pari që prej betimit të qeverisë së re 7 javë më parë.

Share.

About Author

Leave A Reply