Rama në komunikimin e parë javor pas zgjedhjeve flet për rrugë e aeroporte

0

Në mandatin e dytë qeverisës pa koalicion, kryeministri Edi Rama ka shpalosur programin e investimeve nga Veriu i vendit në Jug ku në qendër do të jetë turizmi.

Në komunikimin e parë Javor në FB pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kryeministri Rama vendosi në qendër të investimeve ndërtimin e rrugëve dhe aeroporteve në Vlorë dhe në Sarandë në 4 vitet e ardhshme.

Kontributi nga turizmi në ekonomi ka qenë 7%. Fluturimet çarter kanë shënuar një rritje mbi 100% por shifra është qesharake në krahasim me potencialet.

Në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në 4 vitet e ardhshme dhe aeroportit turistik të Sarandës do të shumëfishojë fluturimet dhe do të ulë çmimet e papranueshme të Rinasit. Zgjerimi i portit të Vlorës dhe ndërtimi i porteve të tjera do të jetë një tjetër prioritet” deklaroi Rama.

Rama: Do të ulen biletat e fluturimeve
Rama u shpreh se ndërtimi i dy aeroporteve në Jug të vendit do të ulë çmimin e biletave për qytetarët shqiptarë, të cilat sipas tij janë të papranueshme.

Kam bindjen e plotë se ndërtimi i aeroportit të ri kombëtar ne Vlorë, dhe i aeroportit të ri turistik të Sarandës është rruga e duhur për ti shumëfishuar fluturimet turistike në Shqipëri si dhe për të ulur tarifat e papranueshme të aeroportit të Rinasit.

Dhe po ashtu çmimet shumë të ekzagjerura të biletave të avionëve për të cilat të gjithë qytetarët ankohen”, tha Rama.

Rama: Rrugët që do të ndërtohen nga Veriu në Jug
Pas aeroporteve kreu i qeverisë u ndal te rrugët, duke vendosur theksin te Rruga e Arbrit që do të nisë shumë shpejt sipas tij, por edhe fshatrat e Jonit dhe rilindja rurale.

Në sezonin e ardhshëm do ketë përfunduar realizmi i projekteve të Vunoit, Himarës dhe Dhërmiut, do të përgatiten projektet për Vermoshin, Velipojën, Golemin, Liqenin e Shkodrës. Rilindja urbane do shtrihet si zgjerim i potencialeve turistike.

Me qeverisjen pa koalicion të krijohet mundësia për një program për rilindjen rurale dhe të mbështesim infrastrukturën në bazë të prodhimit.

Rruga e Arbrit do të krijojë kushte që të hyjë edhe zona e Dibrës në hartën e turizmit. Do të financojë rrugën e re Delvinë-Kardhiq. Do financojmë rrugën e re Milot-Lezhë.

Do financojmë rrugën nga Uji i Ftohtë deri në Himarë, fshatrat e Jonit do të kthehen në pedonale përmes ndërtimit të urave panoramike.

Do financojmë rrugën e Thethit. Programi për rindërtim do injektojë një shumë të konsiderueshme paraje dhe do krijojë mijëra vende pune. Kontributi i turizmit në ekonomi çmohet në 267 mijë vende pune.

Ne do të financojmë edhe shumë më shumë në mandatin e dytë duke filluar nga Muzeu Kombëtar, te Piramida dhe të tjera projekte për të fuqizuar turizmin kulturor’ përfundoi Rama, komunikimin Javor nga Jugu i vendit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.