Rama: Më mirë të ma nxijë jetën Erjoni sesa koalicioni

0

Kryeministri Edi Rama përsëriti nga qyteti i Divjakës së kërkon të qeverisë i vetëm pa koalicion. Duke iu referuar deputetit të kësaj zone, Erjon Braçe, Rama tha se ai ja ka nxjerrë jetën për të mirën e popullit të Divjakës.

Rama: Unë e di se çfarë heq nga Erjon Braçja. Unë e di ç’bën Erjon Braçja për ju dhe si ma nxin jetën, por më mirë, 100 herë më mirë të ta nxijë jetën Erjoni sesa koalicioni.

Në lidhje me reformëm për administratën shtetërore, Rama tha se kjo reformë nuk mund të bëhet me koalicion.

Rama: Na pret një betejë tjetër e madhe, na duhet një tjetër reformë e madhe, një reformë që nuk bëhet dot me koalicione, një reformë që nuk bëhet dot nëse ne jemi të lidhur nga numrat dhe nga aritmetika e pashpirt e koalicioneve që ngrihen për programed he reforma por që qëndrojnë në kmëbë fal dhe thjesht nevojës së partive të vogla për tu ushqyer duke kapur shtetin nga brenda, duke pushtuar zyrat e shtetit me militantë të tyre apo duke i kthyer në të tryre njerëzit që punojnë në shtet. Kjo histori duhet të mbarojë, historia e vajzave dhe djemëve që kanë zotësi, shkollën e duhur eksperiencën e duhur dhe që nuk marrin dot një vend pune për ti shërbyer atdheut  në shtet sepse atë e ka republika brenda shtetit e një partie duhet të mabrojë. Administrata shtetërore në 25 qershor duhet të beht e juaja dhe ku populli shërbehet jot ë rrëmbehet.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.