Rama mbledh ministrat dhe deputetët

0

Ka nisur mbledhja e zgjeruar e qeverisë dhe kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Takimi ka për qëllim koordinimin e axhendes javore parlamentare e qeveritare. Mbledhjet e qeverisë dhe grupit parlamentar janë tashmë një praktikë e përjavshme. Mbledhjen që u zhvillua javën e kaluar, Rama ia dedikoi çështjes Tahiri ku theksoi se prokuroria nuk ka prova në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm.

Njëkohësisht, kryetari i PS njoftoi edhe pezullimin e Tahirit nga funksionet drejtuese si koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen dhe kryetar i degës së PS për Tiranën, deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, sot, pas takimit të zgjeruar të qeverisë dhe grupit të PS, rreth orës 09:00 pritet të zhvillohet një mbledhje e grupit parlamentar socialist nën drejtimin e kreut të grupit Taulant Balla.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.