Rama mbledh grupin e PS para seancës parlamentare

0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste pak minuta para se të mblidhet seanca parlamentare ku do të votohet kërkesa e prokurorirë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të Saimir Tahirit e tij.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.  Deputetët e Kuvendit do të votojë për dy raporte të cilat u hartuan nga shumica parlamentare dhe nga opozita, pas debateve dhe diskutimeve në Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit.

Raporti i parë i hartuar nga mazhoranca kërkon hetimin e plotë dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit por jo arrestimin, ndërsa opozita, PD-LSI, kërkon arrestimin e Tahirit.

“Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, e depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me shkresën nr. 9906, datë 19.10.2017 “Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Saimir Tahiri”, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar (nenet 13, 118 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë). Raporti i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin (rekomandimi i shumicës parlamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare)”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Kuvendi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.