Rama : Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë gabon dhe në fund fare paguan

0

Rama ka paralajmëruar deputetët e opozitës se do ta pësojnë keq e më keq, duke menduar se po i bëjnë për budallenj shqiptarët.

Sipas të parit të qeverisë, kjo derexhe është fatura që do të marrin opozitarët nga shqiptarët, pasi i kanë bërë këta të fundit për budallenj disa herë me radhë. “Për këtë, shtoi Rama teksa iu drejtohej deputetëve të PD, do paguani përsëri, do paguani dhe më keq, me kamatëvonesë shumë të lartë për sjelljen, veprimet dhe fjalët e ulëta për Shqipërinë, njerëzit e drejtësinë”.

“O Selman i vëllait, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë që u zu i njëjti hall. As kam kë qaj, as kam si ju qaj, për hir të të vërtetës, përveçse duke ju thënë këtu në sy diçka që ua kam thënë edhe më parë e që natyrisht vlen të përsëritet për ata që na dëgjojnë: Kush i bën shqiptarët për budallenj në fund e ha! Mos vazhdoni t’i bëni shqiptarët për budallenj, se keq e më keq do shkoni dhe keq e më keq do paguani.

Kush kujton se e bën për budalla shqiptarin më të pashkollë gabon dhe në fund fare paguan. Keni gabuar më parë e keni gabuar edhe më vonë. Keq e më keq keni paguar.

Kjo derexhe është në fakt fatura që keni marrë nga shqiptarët, pasi i keni bërë për budallenj jo një herë, por herë pas here me radhë. Përsëri do paguani! Do paguani dhe më keq, me kamatëvonesë shumë të lartë për sjelljen, veprimet dhe fjalët e ulëta për Shqipërinë, për njerëzit, për drejtësinë.

Le të çirren, le të bërtasin, le të ulërijnë me emrin e Shqipërisë në gojë, por ta harrojnë se do ta bëjnë dot për budalla këtë popull. Mund të gjejnë dhe do të gjejnë sa të duan edhe tellall në kazanin e medias, kot e kanë. Ky popull e di mirë edhe kush janë edhe çfarë duan edhe kujt i tremben edhe çfarë duhet të mendojë për ta sigurisht.

Mua nuk më dhimbsen këta, s’kanë si të më dhimbsen, se sa më shumë ta hapin gropën me lopatat e llumit për këtë qeveri dhe këtë shumicë aq më thellë do t’i zhysë ky popull në atë gropë. Por s’mund të mos më dhimbset, në fakt urrejtja e tyre që po i fundos përditë në llumin e atyre lopatave si institucion i opozitës, urrejtja që i ka kthyer në vegla qorre të saj.

E vetmja këshillë që do t’ju jepja, – ikën, s’dëgjojnë, kujtojnë se mund të vazhdojnë ta marrin për budalla këtë popull, – është të mos vazhdojnë të na urrejnë, sepse sa më shumë të na urrejnë, aq më shumë do humbasin logjikën”, tha Rama.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.