Rama i kalon fondet e ASH, universitetit për këkime shkencore

0

Sot u zhvilluan zgjedhjet për kreun e Akademisë së Ahkencave, nga ku fitues doli Gudar Beqiraj.

Pas zgjedhjes së kryetarit të ASH, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Twitter se ,“Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor.”

Më herët kreu i qeverisë kishte deklaruar se nëse ky institucion nuk do të reformohej, atëhere nuk do të jepeshin fond nga buxheti i shtetit.

Por si financohet Akademia e Shkencave?

Akademia e Shkencave është institucion buxhetor dhe të ardhurat i siguron nga buxheti i shtetit, pjesëmarrja në projekte, gjithashtu të ardhura nga dhuratat, subvencionet e sponsorizimet.

financimi

Për vitin 2016 rezulton se ASH ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja dhe zero të ardhura nga projekte apo subvencione. Nga të cilët 94 milionë janë shpenzime korrente, paga, dhe vetëm 2 mln lekë të reja investime.

Kjo do të thotë se në rast ndërprerje të të ardhurave nga buxheti i shtetit, puna e Akademisë së Shkencave paralizohet.

rama

Share.

About Author

Leave A Reply