Rama ka qenë i ashpër me gazetarët në përfundim të seancës plenare

0

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me gazetarët në përfundim të seancës plenare, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Rama iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë dyerve të Kuvendit me fyerje e ofendime, duke e cilësuar kërkesën për arrestimin e Tahirit një masë ekstreme.

Kjo ishte e vetmja përgjigje e kryeministrit mbi çështjen e Tahirit, ndërsa gjithçka tjetër ishte e përqendruar në sulme e fyerje ndaj gazetarëve, teksa i quajti ata të paditur, të papërgatitur, pjesë të llumin e kazanit  dhe që flasin përçartë. Në shenjë ‘hakmarrjeje’ ndaj të parit të vendit, gazetarët u larguan, duke rënë dakord me Ramën dhe u larguan duke i thënë ‘ok, keni të drejtë’.

“Së pari turp për të gjithë ju dhe ata si ju nuk keni kuptuar se për cfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni tororisni miletin. Nuk kemi kuptuar që jemi në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë 5 reshta se për cfarë bëhet fjalë. Akoma nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. Nuk jemi këtu për të diskutuar për t’ia hequr apo jo imunitetin.

Ju nuk keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni sa të doni, por jeni pjesë e këtij problemi të madh, jo në rastin konkret. Akuzat i përconi si një tel bakri, që nuk ka as përgjegjësinë për atë që përcon. Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur drejtësinë. Cili prej jush do të pranonte që pronari do ta conte në burg se mund të ketë vjedhur ndonjë mikrofon.

As përpiqeni të thelloheni në ato që lexoni dhe as nuk doni të dëgjoni. Cili është roli që përfshin Kuvendin e Shqipërisë? Çfarë është Kuvendi, një studio noteri? Çfarë është Komisioni i Mandateve? Një tufë huqsh që janë aty për t’u tundur? Për çfarë është aty Kuvendi. Këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, por një kërkesë shumë ekstreme ‘arrestin me burg’.

As ministri, as kuvend, as këshilli i mandateve nuk kthehen në gjyqtarë. Para se të bësh këtë pyetje, shko lexo. Nëse do ishte kështu si thua ti kërkesa do shkonte direkt në gjykatë. Për ca arsyeje vjen këtu? Pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur. S’keni detyrën të dini gjëra që nuk janë pjesë e formimit tuaj, por jeni të detyruar të mësoni për gjërat që merrni përsipër.

Sot kam dalë për ju dhe ato kokat e mëdhaja që tororisin dynjanë në kazan. Ju flisni përçartë, sepse unë kam bërë gjënë që bën çdokush dhe që duhet të bëni dhe ju duke parë atë çorbë llumi që doli. Kam thënë atë që duhet të thotë gjithkush dhe mbi të gjitha ai që drejton qeverinë, që dua të vërtetën dhe këtë e dua nga drejtësia. Është e drejta ime t’iu përgjigjem juve si ma do e bardha zemër. 

Ju ku jeni që të hetoni për atë që thotë ai apo ky, por me këtë pozitë idiote më vendos ti, pasi jeni imlifikator i thashethemeve.

Pse po ofendoni?
Unë nuk po ofendoj askënd. I vendosi gjërat sikur u teket. 

A jeni gati të zhvishni nenin 73 të Kushtetutës për imunitetin?
Në asnjë vend të planetit nuk bën vaki që prokuroria të arrestojë një deputet pa kaluar nga parlamenti apo gjykata. Ne kemi kushtetutën tonë dhe e kanë shumë vende, ne zbatojmë tonën.

A do të reformoni kushtetutën për imunitetin?
Publiku kupton gjithçka dhe shumë mirë. Përsa i përket cështjen konkrete unë e kam mbyllur i kam thënë fjalët e mira. Ju duhet t;i thërrisni mendjes, duhet të lexoni dhe kuptoni, ju këtu, por edhe ata që u paguajnë atje. Në këto kushte jemi kur ka një vërtetë shumë të thjeshtë sa është e kotë ta diskutosh, për shkak se nuk i thoni publikut se nuk bëhet fjalë për imunitetin. Prokuroria i ka mundësitë për ta cuar hetimin deri në fundit

Po ndarja?
Ndarja është e thjeshtë mes arrestimit pa asnjë provë dhe hetimit deri në fund me këto prova

A jeni dakord që të hiqet imuniteti plotësisht?
Kjo është pyetje idiote

Rama: Ju s’keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni sa të doni, por e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madhe jo në rastin konkret por në tërës, ku akuzat kërcasin dhe ju u përçoni si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as ka përgjegjësinë për atë që përçon.

Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por kushtetetutën e Shqipërisë, për të mbrojtur ligjin dhe drejtësinë.

Cili prej jush do pranonte që pronari ta çonte në burg me idenë që mbase dikush nga ju ka vjedhur ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi. Cili?

Këtë nuk e vendos gjykata dhe nuk keni si ta kuptoni ju për fatkeqësinë tuaj që as lexoni, as përpiqeni të thelloni dhe as nuk doni të dëgjoni për çfarë bëhet fjalë.  Sepse po të ishte kështu sic thoni ju, atëherë cili është roli në Kuvendin e Shqipërisë në këtë rast. Dini të ma thoni?

Ça është Kuvendi i Shqipërisë?

Një studio noteri që vulos një çertifikatë?!

Çfarë është komisioni i mandateve?

Një tufë hunjsh që janë aty thjesht për tu tundur sipas muzikës që i ofron Prokuroria! Pse nuk e keni kuptuar akoma?!

Për çfarë është aty Komisioni i Mandateve? Dhe këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, po jua përsërish. Këtu bëhet fjalë për një gjë shumë ekstreme, arresti me burg.

Ju kam dëgjuar edhe juve. Ju jeni më të pafajshmit në fakt në këtë histori.

Ato kokat e mëdhaja që tundin dynjanë nëpër kulbet e katundit mediatik.

E kuptoni që pyetjet tuaja burojnë  nga padituria, jeni kaq të paditur dhe mbi të gjitha nuk është ndonjë problem të jesh i paditur se nuk keni detyrën ju të dini gjëra që nuk janë pjesë e formimit tuaj. Por ju jeni të detyruar të mësoni për gjëra që  merrni përsipër të bëni ndërmjetësin e publikut. Se nuk është shkencë kjo, këto janë pak fjalë.

Ju flisni përçart sepse unë kam bërë gjënë që çdo kush dhe që duhet ta bëni dhe ju duke parë atë çorbë llumi që ndodhi dhe natyrisht si të mos isha i shokuar…dhe çfarë kam thënë? Kam thënë atë që duhet të thotë gjithëkush dhe mbi të gjitha ai që drejton qeverinë dhe shumicën nëse e ka seriozisht drejtësinë. Që dua të vërtetën dhe e dua këta nga drejtësia.

Sa i përket druve të shtrembëra unë kam thënë një shprehje të thjeshtë: Nuk ka familje politike dhe ka dhe familje normale që kanë nga një dru të shtrembër. Por nuk kam thënë as cili është druri i shtrembër dhe as ju kam dhënë mundësinë të bëni abuzime.

Ju jeni për të qarë hallin. Tha ai, po ti si thua? Po ju ku jeni në këtë mes? Ju që paguheni…është detyra ime tju përgjigjem si të më dojë e bardha e zemrës. Ju nuk keni të drejtë të më kufizoni.

Është mirë që ju  të kuptoni se roli juaj nuk është që të amplifikoni thashethemet. Jeni një amplifikator thashethemesh i paparë.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.