Rama inspekton punimet në Spitalin e Traumës

0

Një sërë investimesh në Spitalin Universitar i Traumës kanë përmirësuar cilësinë e shërbimin në këtë qendër, duke sjellë 11 salla operacione krejtësisht të rehabilituara dhe me pajisje mjekësore të reja. Gjatë vizitës në spitalin e Traumës, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vlerësuan investimin.

“Spitali i Traumës, që prej ndërtimit të tij asnjëherë nuk është investuar. Janë dy investime radikale që janë kryer për ndryshimin e të gjithë shërbimeve, nga Urgjenca, Reanimacioni, shërbimet pritëse dhe pastaj është realizuar gjithë pajisja e plotë me aparaturat biomjekësoe dhe pajisjet spitalore”, – u shpreh ministrja Manastirliu.

Kryeministri Rama u shpreh se ky investim e ka kthyer Spitalin e Traumës në një ndër spitalet më të mira në vend, si dhe shprehu ambicien për ta çuar këtë cilësi në çdo spital rajonal.

“Para katër vitesh, – nënvizoi Kryeministri, – ishte një spital lufte, se nuk ishte vënë më dorë. Sot është një gjë krejt tjetër . duke filluar nga gjithë instrumentet mjekësore, procesi i sterilizimit, plus dhe gjithë zonat e reja të pritjes, të trajtimit, të rehabilitimit, është realisht një ëndërr që bëhet realitet. Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, por ambicia është që të njëjtën cilësi ta çojmë në të gjithë spitalet rajonale të Shqipërisë. Ajo që është themelore është se investimet janë bërë e po bëhen me shumë vëmendje, për të mos harxhuar për gjëra të panevojshme, por për të filluar me më të nevojshmet, për t’i shkallëzuar deri tek plotësimi i të gjithë ciklit.”

Edhe mjekët që pritën kryeministrin u shprehën të kënaqur që infrastruktura e re do t’i ndihmojë ata të shërbejnë më shpejt dhe më mirë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.