Rama fton qytetarët të marrin pjesë në konkurrimin për 15 vendet vakante të drejtuesve në DPSHTR

0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm mëngjesin e sotëm për të gjithë qytetarët shqiptarë. Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të drejtuesve në Drejtorinë e Prëgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kreu i qeverisë iu bën thirrje të interesuarve të aplikojnë deri më datë 15 nëntor, si dhe të njihen me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor?Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor dhe për t’u njohur me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit në këtë tjetër proces transparent të konkurrimit publik, bazuar në parimin e meritokracisë, klikoni në: http://www.dpshtrr.gov.al/sherbimet/vende-vakante/shpallje. Forca ? dhe suksese”, shkruan Rama.

rama fb

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.