Rama flet me gazetarët për prioritetet e qeverisë, në Velipojë

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Velipojë të Shkodrës takimin e dytë me Ministrat e kabinetit të tij.

Reforma zgjedhore duket se do të kërkojë një tjetër pakt Rama-Basha. Një fakt të tillë e la të kuptohej vetë Kryeministri.

Rama: Kjo mbetet për t’u parë, për t’u diskutuar. S’kam ndonjë paragjykim për këtë, pavarësisht se ka pasur disa probleme, por marrëveshja dhe ajo çfarë solli është një e mirë e madhe pasi ka prodhuar zgjedhjet më të qeta dhe më të lira.Që nga fakti që territori nuk u ndot me flamuj e postera. Njerëzit e kanë vlerësuar marrëveshjen. S’kam ndonjë kundërshti që ta shohim edhe këtë.

I pyetur nëse pakti i 18 majit ka të planifikuar ndryshim të sistemit zgjedhor, ai u shpreh:

Rama: Nuk kemi planifikuar asgjë kur kemi nënshkruar marrëveshjen, thjesht kemi qenë në një mendje dhe unë vazhdoj të jem në atë mendje, që ka disa çështje të zgjedhjeve që duhet të adresohen dhe për këtë kërkohet një reformë.Kjo është një temë e hapur dhe kur kemi folur për ndryshimet kushtetuese nuk kemi pasur parasysh vetëm zgjedhjet. Në këtë aspekt shpresoj që opozita të jetë e arsyeshme dhe e gatshme të vazhdojmë në këtë linjë. Nëse do të shfaqet përsëri siç ka qenë këto katër vjet do të jetë një lajm shumë i keq për vendin dhe cilësinë e jetës politike. Por do jetë një lajm shumë i mirë për PS, në kuptimin më të ngushtë të fjalës.

Keni parasysh dhe LSI, do jenë në kurriz të saj ndryshimet?

Rama: Kurrizi i LSI nuk është asnjëherë pikë referimi për gjëra të mëdha sepse nuk ka qenë asnjëherë pavarësisht se çfarë thuhet, qëllimi që të bëjmë gjëra të caktuara duke matur sa e ka kurrizin LSI. Sa i përket përfilljes ne do të përfillim çdo deputet të cilësdo parti që është në parlament dhe do bëjmë çmos të garantojmë një ndërveprim sa më të mirë. Se çfarë opozite do jetë LSI mbetet për tu parë. Nuk është njësoj si PD, është tjetër lloj qënie dhe ka një terësi arsyesh pse LSI është në opozitë.

Gjatë një takimi me gazetarët, ai nënvizon se integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë prioritet, pavarësisht shkrirjes së Ministrisë.

Por për këtë ai ka nënvizuar dhe bashkëpunimin me opozitën.

Rama: Mua më bëjnë përshtypje sulmet e sponsorizuara ndaj atyre që kanë pasur një qëndrim të ndryshëm brenda PD por nuk më bëjnë përshtypje kritikat e Astrit Patozit, Majlinda Bregut, e kujdo tjetër ndaj qeverisë, ndaj meje. Po ti shikoni janë të ngjashme si dy pika uji, nuk ka asnjë ndryshim. Ata janë në garë me njëri-tjetrin se kush shan më bukur qeverinë. Siç midis tyre kanë problemet që kanë. U tha që nuk kam përmendur fjalën integrim, po gjithë ajo që është diskutuar në Asamble ka qenë nga fillimi deri në fund në funksion të integrimit. Komisioni i Integrimit ka qenë i opozitës dhe do të jetë i opozitës.

Sa i përket mundësisë që opozita do të nisë seancën e parë me protesta kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, Rama nënvizon se nëse kjo ndodh do të thotë që opozita nuk ka kuptuar asgjë nga rezultati i 25 qershorit.

Rama: Nëse do ta shikonim në aspektin ngushtësisht politik ne na intereson një opozitë që vazhdon bën atë që bëri katër vjet, është thjesht varrmihëse e vetevetes. Nëse e shikojmë në aspektin se çfarë i duhet vendit, çfarë u duhet njerëzve dhe çfarë na duhet ne për të qeverisur më mirë patjetër që do të duhet një opozitë që nuk i referohet më burimeve të forcës fizike.

I pyetur nga Ora News mbi luftën ndaj kanabisit dhe sidomos ndaj klaneve që kanë mbështetjen e të fortëve, Rama nënvizon se operacioni do të vazhdojë deri në ndalimin e feudalit të fundit.

Rama: Do të shtrijmë këtë proces deri kur feudali i fundit të jetë dorëzuar.

Në takimin me gazetarët Rama ka theksuar se në 100 ditët e para do të nisë një operacion i ri ndaj informalitetit, kontroll për situatën e akseve rrugore dhe për shpërdoruesve të ujit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është në fazën e përgatitjes së një plani të detajuar për goditjen e grupeve kriminale brenda dhe jashtë vendit dhe bllokimin e asteve të tyre financiare.

Duke folur gjatë një mëngjesi pune me gazetarët, Rama tha se historia e feudëve dhe të fortëve duhet të marrë fund në Shqipëri.

Rama: Po përgatisim një plan të detajuar. Do të shtrijmë këtë proces deri kur feudali i fundit të jetë dorëzuar. Kjo histori e Shqipërisë e ndarë në feudë të fortësh është një histori e vjetër e trashëguar por për ne është e papranueshme. Patjetër që kush ka pasuri të çfarëdollojshme që nga pasuritë e mëdha me katër rrota dhe pasuritë e mëdha me shumë kate dhe nuk ka bërë një punë në jetën e vet duhet të justifikojë pasuritë ose përndryshe le të kalbet në burg. Të gjithë ata që sillen në mënyrë të papranueshme me ligjin dhe njerëzit duke përfituar nga një status që e kanë marrë dhe u është njohur për shumë vite do të duhet të ballafaqohen me një reagim shumë shumë të vendosur trë shtetit dhe policisë së shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike por edhe ish-të përndjekurve politikë lidhur me propozimin prej tij të Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi.

Rama tha se kjo është shprehje e boshllëkut të madh që PD ka dhe që duhet ta mbushë me vizion për të ardhmen.

Ndërsa për ish-të përndjekurit, Kryeministri tha se ata nuk kanë lidhje fare me spiunët e birucave që marrin përsipër të flasin në emër të tyre duke kënduar këngën e Saliut.

Rama: Të përndjekurit politikë nuk janë disa spiunë birucash që marrin përsipër të flasin për të përndjekurit politikë. Është një shtresë që ka shumë figura të respektuara, shumë njerëz të ndershëm që nuk kanë lidhje fare me këta zërat e obubushëm që sponsorizohen për të kënduar këngën e Saliut.

Kush ndjehet i provokuar nga cilido qoftë, qoftë edhe Gramozi, në emër të përndjekurve dhe nuk është ndjerë i provokuar 27 vjet me Saliun në krye të PD për mua është thjesht një hipoktrit që nuk meriton asnjë respekt dhe asnjë mirënjohje.

Vazhdimi i kësaj marrëzie dhe niveli të opozitës, PD në këtë rast, me komunizma dhe antikomunizma, komunistë dhe antikomunistë kur jemi në 2017 është vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizion për të ardhmen, program real për të qenë një alternativë me një skuadër të denjë për tu përballur me sfidat, edhe konkurentin në këtë rast që jemi ne.

Përndyshe ky është një budallallëk i madh që nuk meriton asnjë vëmendje dhe asnjë shqetësim.

Kryeministri Edi Rama shuan dilemat për mundësinë e përfshirjes së Majlinda Bregut në qeverinë “Rama II”

“As nuk ka pasur në ndonjë rast, moment, ndonjë plan imagjinar ndonjë ide për të pasur Majlinda Bregun në qeveri” tha Rama në mëngjesin e punës me gazetarët në Velipojë ku vijon takimi informal i qeverisë Rama 2.

Rama i quan zërat sponsorizimin që i bëhet një përpjeke për të goditur njerëzit që kanë pasur qëndrime të ndryshme brenda përbrenda PD-së”.

Edi Rama:  Nuk shoh asnjë trajtim të diferencuar, është e gjitha një histiri mediatike. Komisioni i Integrimit ka qenë i opozitës, do të jetë i opozitës. Përsëri opozita do të ketë të drejtën të zgjedhë kryetarin e apo kryetaren e Komisionit të Integrimit.

Kjo lidhet me sponsorizimin që i bëhet një përpjeke për të goditur njerëzit që kanë pasur qëndrime të ndryshme brenda përbrenda PD-së.

Kam parë me shumë keqardhje godtije të çuditshme kundër Astrit Patozit.”

“Nuk do të thotë që në këtë rast unë po përkëdhel Astrit Patozin. Nuk ka asnjë lloj pikëputhje me mua, por është e gjitha flluskë për të krijuar historira, ndërkohë që ne në çështjen e integrimit ne duhet të jemi bashkë”

Duke pasur përfaqësues të opozitës në pika kyçe si Komisioni apo Këshilli i Integrimit kjo e lehtëson’

“E vërteta është që Majlinda Bregu ka qenë përfaqësuesja e PD për këtë aspekt. Nuk e kemi zgjedhur ne, por PD.”

Rama ka dhe një përgjigje për pyetjen: A mund të jetë Majlinda Bregu kryenegociatore në rast të çeljes së negociatave me BE-në

“Sa i përket kryenegociatorit apo kryenegociatores do ta trajtojmë në momentin kur do të na duhet dhe aty do të vlerësojmë se kush mund ta bëjë këtë punë më mirë. Sigurisht që do të ishte mirë që edhe në këtë rast të kishim një ndërveporim me opozitën dhe të mund ta zgjidhnim këtë me opozitën.”

Kryeministri Edi Rama përsëriti nga Velipoja angazhimin për ti dhënë fund kanabisit brenda këtij viti.

Gjatë një mëngjesi pune me gazetarët, Rama tha se tashmë territori është i pastër, ndërsa beteja që po zhvillohet kundër trafikimit të lëndës narkotike dhe trafikantët do të shënojë sukses.

Rama: Jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje dhe ne faktikisht e kemi fituar këtë betejë, të dhënat janë kokëforta dhe propaganda është propagandë. Dhe përpjekja që bëhet për ta shpërndarë gjithandej këtë lloj propagande është përpjekje pak e turpshme. Sot jemi në kushtet që siç e konfirmojnë partnerët tanë territori është krejtësisht e pastruar nga kjo mortje. Të gjitha këto që ndodhin në pikëpamje të transportit dhe luftës që zhvillohet për të penguar trafikuesit është një inerci që do vazhdojë dhe për një kohë të shkurtër dhe do të minimizohet dhe kjo. Kjo është një histori që nuk do të përbëjë më asnjë lajm dhe asnjë aktualitet.

Një koment kryeministri e pati edhe për deklaratën e Ambasadores së BE, Romana Vlahutin, e cila e cilësoi luftën ndaj kanabisit si një nga kushtet për hapjen e negociatave..

Rama: Ka thënë thjesht që kjo temë është një temë e rëndësishme që do të konsiderohet patjetër edhe në momentin kur do të vazhdojë procesi për hapjen e negociatave. Nuk është çështje kushti por konstatime që lidhen me gjendjen e vendit. Unë nuk e shoh atë që tha Ambasadorja asht siç e kanë komentuar por thjesht si një vendosje të një çështje në qendër të vëmendjes duke pasur parasysh që edhe KE dhe BE janë të mirëinformuar në kohë reale që progresi i bërë në këtë aspekt është i jashtëzakonshëm dhe që ky vit e mbyll këtë film. Kush ka hyrë në këtë rol për të luajtur në këtë film duhet të gjejë rol tjetër pasi ky film mbaron këtë vit.

Pastrimin e bregdetit do ta marrë në dorë qeveria. Duke folur nga Velipoja në një bashkëbidesim me gazetarët, Rama tha se Bashkitë e kanë të pamundur për ta realizuar.

Rama: Nuk është një fushë që mund ta mbulojnë bashkitë, kanë të drejtë që ankohen. Është një fushë që do ta marrë në kontroll qeveria dhe duhet të bashkëpunojë me bashkitë për elementë të caktuar. Nuk mund ta mbajnë dot bashkitë. Si mundet dot të pastrojnë bashkitë me efikasitet brengdetin duke pasur parasysh që taksa e pastrimit që ato mbledhin aq sa e mbledhin është për administrimin e  një territori me një popullsi të caktuar dhe rritja eksponenciale e popullsisë në zona të caktuara për shkak të sezionit ua bën të pamundur të adminsitrojnë pastrimin. Dhe kjo kërkon ndryshim. Mandati i parë ka shërbyer si burim eksperince dhe dije dhe tani një sërë gjërash janë shumë të qarta sesi duhet të bëhen.

Rama tha se qeveria e re do të vendosë një standart të ri sa i takon administrimit të bregdetit, duke nisur nga viti që vjen.

Rama: Administrimi i bregdetit është histori më vete që besoj se do ta vendosim në një tjetër standart vitin e ardhshëm. Kemi një ndryshim rrënjësor për të gjithë aspektin e turizmit dhe kemi një plan shumë të mirëë që besoj se do ja dalim plotësisht.

Kryeministri Edi Rama komentoi kritikat e një dite më parë të Astrit Patozit për mbledhjen e qeverisë së re në Velipojë.

Sipas Ramës, si Bregu ashtu dhe Patozi janë si dy pika uji, në garë me njëri-tjetrin se kush shan më bukur qeverinë.

Rama: Mua më bëjnë përshtypje sulmet e sponsorizuara ndaj atyre që kanë pasur një qëndrim të ndryshëm brenda PD por nuk më bëjnë përshtypje kritikat e Astrit Patozit, Majlinda Bregut, e kujdo tjetër ndaj qeverisë, ndaj meje. Po ti shikoni janë të ngjashme si dy pika uji, nuk ka asnjë ndryshim. Ata janë në garë me njëri-tjetrin se kush shan më bukur qeverinë. Siç midis tyre kanë problemet që kanë.Në aspektin e atyre që Astrit Patozi thotë për qeverinë nuk është se meriton më shumë respekt sesa Luli, Saliu apo kushdoqoftë tjetër. Xhirojnë në të njëjtën vorbull të një politike që merret me persona dhe nuk merren me probleme, merret me anatemime dhe nuk merret me argumenta.Çfarë ti përgjigjesh kësaj?Është hera e fundit që i shikoni Ministrat!Pse ku do shkojnë Ministrat, do mbyllen në kullë?

Share.

About Author

Leave A Reply