Rama : Fillim javën e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin

0

Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste se nesër do të votohet kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa në fillim të javës në Kuvend do të paraqitet qeveria e re dhe programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Në fjalën e tij para grupit të PS, Rama u bëri një thirrje edhe demokratëve që të votojnë Gramoz Ruçin, pasi është deputeti më me eksperiencë që do të drejtojë duke hapur një kapitull të ri në jetën parlamentare.

Nesër për disa këtu nis rishtaz këtë grup të ri që i ka të gjitha cka duhen për t’ia dalë me sukses. Unë ndihem shumë mirë me energjitë të reja dhe jam shpresëplotë se pjesa me përvojë e grupit do të jetë një mbështetje e sigurt për ata që kanë ardhur rishtaz.

Jam i bindur se në atë Kuvend do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare me zgjedhjen e Gramozit, dhe dua ta nënvizoj se Gramozi është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë.

U them demokratëve se nëse nuk e votojnë Gramozin gabojnë njëherë sepse refuzojnë deputetin me eksperiencën më të gjatë, ndërsa duke e shënjestruar me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë.

Shqiptarët e shpërfillin lojën me topa balte, pasi duan shtetin dhe punën e mirëqenin. Ne do ta konfirmojmë Ruçin me votën e shumicës së 25 qershorit.

Fillim javën e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin, do të zgjedhim ekipin drejtues dhe kryetarët e komisioneve parlamentare” deklaroi Rama.

PD e kundërshton kandidaturën e Ruçit në krye të Kuvendit dhe Xhafajt në Ministrinë e Brendshme.

Kryetari i PD, Lulzim Basha pak ditë më parë deklaroi se promovimi i Rucit dhe Xhafajt është triumf i krimit të organizuar në politikë, ndërsa LSI deklaroi sot përmes Vasilit votën kundër Ruçit dhe qeverisë së re.

Gjithashtu kryeministri në fjalën e tij vendosi theksin te disiplina e qeverisë dhe grupit, pasi janë faktorë kyç për ecurinë e mandatit të dytë, ndërsa foli edhe per nje marreveshje.

Së bashku me kryetarin e ri të grupit dhe Asamblesë kemi hartuar tekstin e marrëveshjes mes qeverisë dhe grupit e partisë për të nënshkruar.

Disiplina e grupit dhe e qeverisë janë faktor kyç në këtë legjislaturë (Xhemal), ashtu sikur edhe një shprehi elementare dhe e domosdoshme.

Grupi i ri do të punojë intensivisht në Kuvend dhe në terren, ndërsa do të ketë edhe një raport për punën e cdo deputeti.

Do t’ia dalim në këtë përpjekje të re, që zyrtarisht nis nesër me seancën inauguruese” përfundoi Rama.

Mbledhja e sotme u zhvillua një ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri, që do të konstituohet nesër, ndërsa PS mori nga zgjedhjet e 25 qershorit 74 deputetë.

Share.

About Author

Leave A Reply