Rama e Basha sërish tek Nishani në orën 19:00

0

Një takim i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha me ndërmjetësimin e presidentit të Republikës Bujar Nishani do të mbahet sot në orën 19:00

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Ky është takimi i dytë që zhvillohet në presidencë pas atij të djeshmit dhe kryeministri Edi Rama deklaroi se në tryezë i kishte vënë Bashës mekanizmin e kontrollit të brendshëm të shtetit gjatë procesit zgjedhor.

Oferta ka të bëjë me një zv/kryeministër i zgjedhur nga PD por që nuk vjen nga radhët e PD-së, një zv/ ministër të Brendshëm.

Gjithashtu ata do të vihen në krye të taskforcave me pranine e përfaqesuesve te SHBA, BE e OSBE për të garantuar mospërfshirjen e administrates ne zgjedhje por dhe për të kontrolluar rolin e policisë në këtë proces elektoral.

Ndërkohë sot Basha deklaroi “asgjë nuk jemi gati të lëshojmë nga garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.