Rama : Bashkitë duhet ti përballojnë vetë Emergjencat Civile

0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga një mëngjes pune me gazetarët në Velipojë, se bashkitë duhet të përballojnë vetë Emergjencat Civile.

Deklarata e kreut të qeverisë vjen pas situatës së vështirë që kaloi vendi me zjarret. Rama tha gjithashtu se për zjarrvënësit duhet të ketë dënime të ashpra nga gjykatat.

“Bashkitë të përballojnë vetë Emergjencat Civile. Të punojmë që tani për aspektin e zbatimit të ligjit. Duhet të mobilizohet edhe popullata në shtresa dhe nivele të caktuara, në disa nivele detyruese, dhe më pas do të shikojmë si do të jetë rezultati, por besoj se do jetë shumë më në kontrollon.

Plus që shpresoj që ata që janë ndaluar për zjarret, të marrin dënimet që meritojnë, sepse kjo histori me zjarret e qëllimshme është e pabesueshme pavarësisht se këtë vit ka pasur probleme edhe në Itali, Spanjë, Greqi. Sidomos Italia, nga të cilët nuk morëm asnjë ndihmë sepse ata kishin zjarre pafund“, u shpreh Rama.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.