Rama, Ahmetaj e Bushati përshëndesin konferencën e Dhomave të Tregëtisë

0

Kryeministri Edi Rama nga konferenca kombëtare e Dhomave të Tregtisë deklaroi se Shqipëria është në kushtet e një modeli të ri ekonomik. Rama tha se ka ende probleme që duhen zgjidhur për të krijuar një situatë ku sipërmarrja të ndjehet ‘Zot’ në punën e vet dhe që bëjë më të mirën.

Për këtë, shtoi i pari i qeverisë, u krijua Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen, që të trajtojë në mënyrë reale çdo problem që lind mes sipërmarrjes dhe burokracisë. Më tej, ai shtoi se në këto pak javë të qeverisë së re janë 49 raste të trajtuara dhe në trajtim nga ministrja, për të mos lejuar që gjendja e sipërmarrjes të rëndohet.

“Jemi në kushtet e një modeli të ri ekonomik të bazuar jo te ndërtimi, por investimet prodhuese. Sot nuk kemi më një administratë, që është një problem për sipërmarrjen për shkak të ushtrimit brutal të pushtetit të firmës, vulës dhe injorancës mbresëlënëse që e karakterizonte deri disa vite më parë. 

Ka sërish probleme që duhen zgjidhur, që kanë të bëjnë me qasje, shpejtësinë, për të krijuar një situatë ku sipërmarrja të ndjehet zot në punën e vet dhe që të bëjë më të mirën. Për këtë arsye sot ka një ministres Shteti për Sipërmarrjen që trajton në kohë reale çdo problem që lind mes sipërmarrjes dhe burokracisë. Në këto pak javë të qeverisë së re janë 49 raste të trajtuara dhe në trajtim nga ministrja, e cila ka detyrën që të kapërcejë në funksion të çdo sipërmarrjeje të gjitha shkallët për të mos lejuar që koha të humbas, energjitë të konsumohen dhe gjendja e sipërmarrjes të rëndohet.

Kjo është një praktikë e sapo nisur, ku edhe ne jemi duke mësuar, por unë do ti ftoja të gjithë që të mos ngurojnë ta përdorin këtë instrument të ri, ashtu ministrja nënvizoi është dhe një platformë e bashkëqeverisjes që ka nj dritare të posaçme për çdo biznes, pas së cilës qëndron një skuadër e tërë, për ti ardhur në ndihmë menjëherë biznesit për çdo problem. Ministrja e Shtetit është aty për të qenë avokatja e sipërmarrjes në qeveri dhe për të bërë betejën e vet në emër të çdo sipërmarrjeje.

Nëse sipërmarrësit bashkëpunojnë për ta përdorur këtë urë, duke i dërguar mesazh ministres për çdo problem, do të kuptoni se nuk mund të gjejnë më shesh për të bërë përshesh. Vendosja para përgjegjësisë e këtyre figurave të rëndësishme të shtetit, si tatimorët, doganierët, inspektorët, është themelore dhe vendosja para përgjegjësisë bëhet shumë lehtë nëse e keni të qartë se sipërmarrësi nuk është vetëm.

Do lehtësojmë burokracinë, do të heqim dokumentet e tepërta. Në një tufë dokumentesh që hoqëm i kursyem sipërmarrjes 56 vjet dhe do vazhdojmë të ecim në këtë drejtim për të pasur numrin më të ulët të dokumenteve në Evropë, ose të paktën të barabartë. Besojmë që sot jemi në kushtet se pavarësisht çfarë thuhet në forgjitë e mediave, Shqipëria është një vend i sigurt për të bërë biznes dhe mbi të gjitha vend me disa potenciale ende të pashfrytëzuar, duke filluar nga turizmi”, tha Rama.

Edhe sot në aktivitetin për Dhomat e Tregtisë, Rama iu drejtua investitorëve të huaj që të mos dëgjojnë gazetarët.

Pavarësisht se çfarë thuhet dhe këndohet nëpër frëngjitë e medias, Shqipëria është një vend i sigurtMos takoni gazetarë dhe mos lexoni gazeta, pasi iu pengojnë në gjithë aparatin tretës. Kush investon sot në Shqipëri nuk do të pendohet kurrë” deklaroi ai.

Në konferencën kombëtare të Dhomave të Tregtisë, ministri Arben Ahmetaj deklaroi se deri në fund të mandatit të dytë objektiv është që rritja ekonomike të shkojë në mbi 5.5-6%.

Qëllimi ynë është që në fund të mandatit të dytë rritja ekonomike të shkojë në mbi 5.5-6%. Duhet të krijohet një treg i hapur rajonal. Reformat që janë ndërmarrë kanë qenë të vështirë, por të domosdoshme. Reforma në Drejtësi ka qenë kryesorja, qeveria ka qenë shtytësja kryesore.

Në kuadrin e reformave, Shqipëria ka miratuar 4 ligje për investitorët për lehtësimin. Po diskutotjmë paketën fiskale. Turizmi ka ecur shumë mirë në 2016 me 1.5 mld Euro të ardhura, 2017 mbi 1.7 mld Euro. Tatim fitimi zero në 10 vite për investitorët në fushën e turizmit. Investimet në porte do i japin hov turizmit” deklaroi ai.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Bushati deklaroi në konferencën kombëtare të Dhomave të Tregtisë se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur drejt hapjes së negociatave me BE.

“Jemi vend i vogël dhe me burime të kufizuara, aktivitetet ekonomike ndahen edhe me shtetet e tjera. Modeli i parë është Dhoma e Përbashkët Ekonomike me Serbinë. Diplomacia është kthyer instrument që promovon interesat ekonomike të vendit në botë.

Jemi përpjekur për një diplomaci pro-aktive, grupet e biznesit, Konsujt e Nderit dhe Diasporën tonë. Rama ka kërkuar rideminsionim të diplomacisë, jo vetëm për tërheqjen e investimeve të huaja, por edhe produkteve shqiptare” deklaroi ai.

Share.

About Author

Leave A Reply