Rama : Aeroporti i Vlorës, një projekt ambicioz dhe konkurrues

0

Në takimin me operatorët turistik të qytetit të Vlorës Kryeministri Edi Rama shkoi me një premtim të mbajtur, atë të uljes së taksës së turizimt nga 20 në 6 %. Kreu i qeverisë tha se  inevstimet e kryera në këtë sektor do ta kthejnë turizmin në fuqi të jashtëzakonshme të ekonomise shqiptare.

Rama: Më vjen mirë që ia dolëm edhe pse ka qenë një nga pikat e vështira, për më shumë se një arsye, por mbi të gjitha për arsyen e thjeshtë se e nisëm me një situatë dramatike borxhesh. Jam i bindur që këtë vit ne do kemi një rritje të mëtejshme të turizmit. Jam i bindur që këtë vit ne do kemi një rritje të mëtejshme të punësimit, falë turizmit

Kryeministri u ndal edhe te projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, një projekt ambicioz sic e quajti ai dhe konkurrues me të vetmin aeroport atë të Rinasit.

Rama: Konkurrenca do ulë edhe tarifat, do rrisë edhe cilësinë e shërbimit dhe do jetë një aeroport që do mbulojë nevojat e një pjese të madhe të popullatës

Shumë është bërë, akoma më shumë mbetet për t’u bërë”,-tha Rama. Ai u bëri thirrje demokratëve të thjeshtë, që në 18 qershor të marrin pjesë në votime, pasi interesi i familjeve të tyre është më i çmuar se e ardhmja e Sali Berishës. Kryeministri paralajmëroi se të gjithë të korruptuarit do të largohen njëri pas tjetrit nga Pallati i Drejtësisë. “Kjo i ka mbledhur bashkë në bunkerin e turpit, ata që drejtojnë Partinë Demokratike dhe ata që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë. Janë të lidhur si mishi me thoin. Por të jeni të bindur se në 18 qershor, ne do t’i zmbrapsim njëherë e përgjithmonë.

Të jeni të bindur se bllokimi i Vetting-ut, për të çliruar drejtësinë, do të mbarojë në 18 qershor. Të jeni të bindur se parlamenti i ri, menjëherë pas votimit të qeverisë së re, do të votojë zhbllokimin e procesit të Vetting-ut. Brenda këtij viti do t’i shikoni me radhë, njëri pas tjetrit, ta lënë Pallatin e Drejtësisë, ata që e kanë marrë peng dhe të shkojnë të përgjigjen përpara drejtësisë së re për të gjitha zullumet, mëkatet dhe krimet që kanë bërë në kurriz të këtij populli dhe të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”,-tha kryeministri Rama.

Drejtësia
“Ne e dinim shumë mirë, kur filluam këtë betejë, se pengesa më e madhe për t’u kapërcyer, muri më i lartë për t’u shembur, hendeku më i gjerë për t’u mbyllur mes nesh dhe të ardhmes ishte drejtësia e korruptuar dhe vendosëm në programin tonë”.

Punësimi
“Me të njëjtin pasion që po luftojmë për të vendosur drejtësi në këtë vend, do të vazhdojmë të luftojmë për të rritur punësimin, do vazhdojmë të luftojmë për të rritur ekonominë, do vazhdojmë të luftojmë për të rritur mirëqenien”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.