Qytetarët e Drenasit protestojnë para komunës për të shprehur pakënaqësi për rrugën

0

Qytetarët e Drenasit protestojnë para komunës për të shprehur pakënaqësi për rrugën Kroi i Mbretit.

Protestuesit po ashtu në këtë takim kanë parlajmëruar Kryetarin aktual të Komunës, Ramiz Lladrovcin, se pas një ore do e bllokojnë edhe magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek Kroi i Mbretit.

I pari i Drenasit i cili kandidon edhe për një mandate tjetër për qeverisje të kësaj komune sipas qytetarëve ka marrë vendim pa pëlqimin e tyre për ndërtimin e kësaj rruge, për të cilën ishte thënë fillimisht se do kishte destinacionin nga Komorani e jo nga Kroi i Mbretit.

Qytetarët madje po e akuzojnë Lladrovcin se ai për përfitime personale po ndryshon projektin e ndërtimit të kësaj rruge, ata pohojnë se Kryetari aktual ka ndërprerë punimet në rrugë, vetëm për t’i ra nga parcelat e tij

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.