Qipro : Zbulohet një mozaik 2.000-vjeçar

0

Arkeologët në Qipro kanë zbuluar një mozaik thuajse të paprekur 2.000-vjeçar, që tregon skena nga garat me kuaj në një hipodrom, një zbulim i rrallë e që mendohet se është një nga pak të tillë të botës së lashtë.

Mozaiku 26 metra i gjatë mendohet të jetë pjesë e një galerie nga shekulli i IV pas Krishtit, që ka qëndruar i mbuluar me dhè për shekuj, derisa një fermer ishte ndeshur me një pjesë të mozaikut në një anë të fermës në vitet 1937-1938 në Akaki, një komunitet rreth 22 km në perëndim të kryeqytetit të qipros, Nikosia.

Gërmimet filluan në vitin 2013 dhe mozaiku i plotë u pa për të parën herë vitin e kaluar, para se autoritetet ta mbulonin sërish për ta mbrojtur. Kohët e fundit, arkeologët hoqën shtresën e dheut për të nisur punimet e restaurimit, por ata mendojnë se do të duhen disa vite, derisa ai të bëhet i vizitueshëm për publikun.

Zona e gërmimit ka zbuluar një kombinim të mrekullueshëm, që ndërthur 4 skena të ndryshme të garave me kuaj. “Mozaiku është i vetmi i këtij lloji në Qipro dhe një nga 9 mozaikët e tjerë që përshkruajnë skena nga hipodromet, të gjetur në të gjithë botën romake”, thotë Fryni Hadjichristofi, kryearkeolog.

I rrethuar me dekorime të pasura gjeometrike, skena tregon disa karroca që tërhiqen nga 4 kuaj. Ata janë në një arenë bashkë me garues të tjerë, shoqëruar nga mbishkrime në greqishten e lashtë, që tregojnë emrat e kuajve dhe ngarësve të tyre.

Mozaiku u gjet nën një trase, ku dikur kalonte hekurudha, në një zonë shumë të famshme për cilësinë e patateve dhe perimeve të saj, sesa për zbulimet arkeologjike. Linja hekurudhore u prish në vitin 1951, duke lënë pas themelet që shërbyen edhe si një shtresë mbrojtëse mbi mozaik.

Origjina e mozaikut është ende mister. Ai mund të ketë qenë pjesë e shtëpisë së një njeriu të pasur, por sidoqoftë, arkeologët thonë se nevojiten studime dhe gërmime të mëtejshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.