Qeveria tërhiqet nga skema e TVSH-së për Biznesin e vogël

0

Qeveria tërhiqet nga skema e TVSH-së për Biznesin e vogël. Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot gjatë një aktiviteti konsultues me Dhomën Amerikane të Tregtisë se nuk do të përfshihen në skemën e TVSH-së ato biznese që kanë xhiro nën 20 milionë lekë të vjetra në vit.

Fasha 20 milion lekë pritet të jetë edhe vija ndarëse për vendosjen e TVSH-së, ndërsa ministri theksoi se në fazën e tretë të aksionit anti-informalitet sërish subjekt kontrolli do të jenë bizneset e mëdha, pasi aty është informaliteti më i madh.

Më tej ministri u shpreh se në këtë fazë të aksionit nuk do të ketë kontrolle në terren por analizim të dhënash në bazë të deklaratave të bizneseve dhe në raste se do të ketë dyshime atëherë do të ketë këshillime për bizneset por jo gjoba

Më herët, nga ana e kryeministrit por edhe nga Ministri i Financave, u fol për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së por pa dhënë detaje të skemës se si do të funksiononte.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.