Qeveria parashikon rritjen e pagave për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë

0

Qeveria parashikon rritjen e pagave për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë vitin e ardhshëm. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj e deklaroi këtë gjatë mbledhjes në komisionin e Financave, teksa prezantoheshin projektligjet për buxhetin e vitit 2018. Ka qenë deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, i cili pyeti ministrin nëse kjo rritje do të tejkalojë vlerën e inflacionit. “Të ardhurat për frymë rriten nëpërmjet rritjes ekonomike. Rishpërndarja është një nga elementet që individët mund të përfitojnë. Rritje sektoriale për arsimin dhe për shëndetësinë”, tha Ahmetaj.

Bojkoti i PD sërish, qëndron LSI 
Partia Demokratike braktisi sërish diskutimet për buxhetin 2018, duke kërkuar që socialistët të reflektojnë ndaj Saimir Tahirit dhe të mos e mbrojnë më. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace u përgjigj se prokuroria është e lirë për çdo hetim të mundshëm. Ndryshe nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim qëndroi në komision dhe vijoi opozitën brenda sallës për buxhetin dhe çështje të tjera. Përparim Spahiu përmendi një shkresë të Petrit Vasilit, të muajit prill mbi riskun financiar nga gjyqet në Arbitrazh.

“Nuk di asnjë çështje, ka shqetësim nga ministri, ish-ministri i Drejtësisë, ka shqetësim dhe nga mediat e tjera. Nëse ju nuk i lexoni, ka shqiptarë tjerë që i lexojnë dhe ju nuk i sqaroni, sepse 2 miliardë euro është e frikshme. Pra nuk do dimë ku të futemi dhe ne, është shumë dhe është shqetësuese. Nuk e di pse thoni që nuk është shqetësues. Për mua është 2 miliardë euro të humbasin në arbitrazh”, tha deputeti i LSI-së. Ndërsa kryetari i komisionit të Financave, Erion Braçe kërkoi që Spahiu t’i referonte çështjen. “Unë nuk kam shqetësim për sa kohë ti nuk thua çështjen. Nëse ti i referohesh një ish-ministër Drejtësie, më referoni çështjen, më thoni që çështja e ngritur nga ish-ministri është kjo, urdhëro thuaje”, tha Braçe. Komisioni i Ekonomisë do të vijojë për dy javë diskutime intensive për buxhetin, ku miratimi i tij në parim është në 15 nëntor.

Risia 
Qeveria parashikon rritjen e pagave për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë vitin e ardhshëm. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj e deklaroi këtë gjatë mbledhjes në komisionin e Financave, teksa prezantoheshin projektligjet për buxhetin e vitit 2018.

Përplasjet 
PD braktisi sërish diskutimet për buxhetin 2018, duke kërkuar që socialistët të reflektojnë ndaj Saimir Tahirit dhe të mos e mbrojnë më. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace u përgjigj se prokuroria është e lirë për çdo hetim të mundshëm. Ndryshe nga Partia Demokratike, LSI qëndroi në komision dhe vijoi opozitën brenda sallës për buxhetin dhe çështje të tjera.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.