Qeveria maqedonase ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve

0

Qeveria maqedonase ka miratuar propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ligji ishte pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mori dritë jeshile dhe si i tillë do të dërgohet në Kuvend për procedurë të mëtejme.

Zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook thekson se Qeveria ka miratuar propozim-ligjin e ri për përdorimin e gjuhës shqipe dhe siglën e flamurit të Evropës.

Ai shton se ata janë në prag të mbylljes së njërës prej çështjeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.

(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj.

(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik  të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj, shkruan zhurnal.

Ligji sipas gjitha gjasave do të shkoj edhe në Komisionin e Venedikut edhe përkundër që partnerët e koalicionit qeverisës janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj.

Jozyrtarisht bisedimet janë fokusuar në bankënotat dhe uniformat në dy gjuhë edhe pse nga gjë e tillë përpara formimit të Qeverisë së Re partnerët e koalicionit kishin hequr dorë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.