Qeveria ka depozituar për shqyrtim në Kuvend projektligjin për Statusin e Minatorit

0

Qeveria ka depozituar për shqyrtim në Kuvend projektligjin për Statusin e Minatorit, prej të cilit, për herë të parë, punonjësit e nëntokës do të kenë një trajtim të veçantë financiar dhe shëndetësor.

Prej dy vitesh, ish-minatorët, Nikollë Gjoka dhe Dedë Marku, kanë punuar për hartimin e këtij drafti, që në media u paraqit si produkt i politikës.

Në draft, parashikohet që vjetërsia e punës në minierë nga 15 vite të zbresë në 10 vite e 6 muaj.

Nikollë Gjoka: “Ne kemi bërë një propozim, që Statusin e  Minatorëve ta përfitojnë dhe të dalin në pension me 10 vite e 6 muaj. Kush ka plotësuar 55 vite moshë ka punuar 10 vite e 6 muaj në minierë t’i jepet e drejta e Statusit të Minatorit. Statusi i Minatorit të shoqërohet me 50% të pensionit shtesë page. Me një përllogaritje page me pagën minimale 100%. Pra, në qoftë se ka qenë paga 24 mijë të shkoj 48 mijë ose 35 mijë në 70 mijë. Kemi kërkuar që çdo vit mbi 10 vite e 6 muaj, të shoqërohet me një shtesë 3%” .

Nga statusi do të përfitojnë rreth 10 mijë minatorë, ku do të përfshihen edhe mbi 2 mijë punonjës të prekur nga reformat, ish- të dënuarit e regjimit komunist që kanë punuar në miniera apo personat që kanë pësuar dëmtime invaliditeti.

Dedë Marku: “Ne parashikojmë që mund të jetë 8-10 mijë ajo masë që do përfitojnë. Do të përfitojë edhe personeli i  inxhinierave teknik dhe drejtues të cilët kanë punuar në administratën e nëntokës; përfitojnë të gjithë ish të dënuarit politik të cilët gjatë vuajtjes së dënimit kanë punuar në miniera në nëntokë; punonjësit shpëtues dhe inspektorët e repartit të inspketim-shpëtim minierave të cilët plotësojnë kriteret”.

Në projektligj është kërkuar gjithashtu që për punën në minierë të vendoset paga bazë prej 70 mijë lekësh në muaj dhe për çdo vit të aplikohet shtesa për vjetërsi.

Dedë Marku: “Për punëtorët që punojnë në minierë paga minimale të jetë 70 mijë lekë. Kush punon për 3 vjet në nëntokë pas 3 vitesh të mar 5%, mbi 5 vjet, 8 %; dhe mbi 10 vjet, 15% shpërblim për vjetërsinë në punë mbi pagën bazë”.

Lidhur me trajtimin mjekësor, parashikohet që minatorët ta përfitojnë falas në spitalet publike dhe private si dhe jashtë vendit.

Duke marrë shkas nga sëmundshmëria e këtyre punonjësve, kërkohet që të ngrihet një repart për sëmundjet e silikozës.

Aktualisht në sektorin e minierave janë të punësuar 10-12 mijë punonjës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.