Qeveria gjermane ka aprovuar shitjen e tre nëndetëseve ushtarake Izraelit

0

Qeveria gjermane ka aprovuar këtë të hënë shitjen e shumëdiskutuar të tre nëndetëseve ushtarake Izraelit, pas një vonese të gjatë një muaj.

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert ka deklaruar për mediat se Gjermania do të nënshkruajë një traktat zyrtar për këtë marrëveshje.

Sipas mediave gjermane, Berlini zyrtar ka rënë dakord për një të tretën e çmimit total prej 1.5 miliard eurosh, në shenjë të një përgjegjësie historike kundrejt sigurisë kombëtare të Izraelit.

Shuma që do të paguajë shteti hebre pritet të jetë 540 milionë euro, që do të paguhen në periudhën mes viteve 2018-2027.

Shitja e 3 nëndetëseve ushtarake të prodhuara nga kompania “Thyssen Krupp Marine Systems” ishte bërë objekt debatesh dhe spekulimesh mediatike pasi procesi u bllokua nga qeveria gjermane nën dyshimin për korrupsion.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.