Qeveria e re e Kosovës

0

Me 61 vota pro Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me në krye, Ramush Haradinajn.

Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetet e LDK, Alternativës dhe Vetëvendosjes që e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Qeveria Haradinaj është zgjedhur për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Në fjalën e tij në fillim të seancës parlamentare, kryeministri Haradinaj prezantoi prioritetet e kabinetit të tij, që do të jenë: forcimi i rendit dhe ligjit, anëtarësimi në NATO, integrimi, dialogu me Serbinë.

“Kosova sot rrezikohet nga rreziqe të reja e të vjetra, ndaj asaj i duhet së pari siguri e brendshme, forcim i rendit dhe shtetit ligjor. Vetë Kosova do të ndihet e sigurtë vetëm me anëtarësimin në NATO dhe ne do të punojmë për ta çuar drejt NATO-s. Anëtarësimi në organizmat ndërkombëtare është vështirësuar, por ne do të punojmë edhe për këtë. Ne do punojmë në kohë rekord për implementimin e MSA-së dhe do të marrim statusin e vendit kandidat. Gjithashtu, ne do të forcojmë miqësinë me Shtetet e Bashkuara, një miqësi e përhershme dhe jo vetëm për kohë të vështira. Sa për rajonin, dialogu me Serbinë nuk ka alternativë”, deklaroi Haradinaj.

Ministrat e Qeverisë Haradinaj:

Ministër i FSK: Rrustem Berisha

Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj

Ministria e Financave: Bedri Hamza

Ministria e Shendetësisë: Uran Ismaili

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi

Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahir

Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica

Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj

Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi

Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo

Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir

Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar

Share.

About Author

Leave A Reply