Qentë, xhiro nëpër spitalin e Gjirokastrës

0

Dy muaj më parë, në spitalin e Gjirokastrës mund të të zinin sytë edhe ndonjë derr, ndërsa sot mund të të ndodhë të ndeshesh me ndonjë qen. Disa qen të rrugës frekuentojnë përditë ambientet e brendshme të të vetmit spital rajonal në jug të vendit.

Fotoja  dëshmon qartë sesi njëri prej qenve, është shkëputur nge qentë e tjerë, dhe i është vënë pas tre personave teksa ngjitin shkallët e këtij institucioni, duke u drejtuar për në katin e dytë për tek Reparti i Kirurgjisë.

Gjendja është aspak serioze në ambientet e brendshme të këtij spitali, kjo pasi nuk menaxhohet siç duhet në kushtet kur nuk ka drejtor.

Infermieret e Pavionit të Kirurgjisë, përcjellin këtë shqetësim dhe apelojnë ndërkohë që të krijohen kushtet e mbrojtjes nga këta qenë,  pasi në shumicën e rasteve ata përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve aq më tepër në spital ku mjekohen pacientët e shtruar.

Kujtojmë se Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ka kontratë të lidhur me kompani Sigurimi Objektesh dhe rrjedhimisht duhet të jetë i mbrojtur nga ardhja e endacakëve të padëshiruar. Mirëpo duket se qentë kanë dalë më të fortë se rojet

qente ne spitalin e gjirokasters

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.