Qafë Thanë : Kapen dy qytetarë maqedonas me rreth 1 kg kanabis në makinë

0

Rreth 4 pako me peshë 1 kg  e 150 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në Qafë-Thanë.

Policia bën me dije së në pranga ka rënë një shtetas maqedonas dhe bashkëpunëtorja e tij.

Lënda narkotike u zbulua në valixhen e 40 vjeçarin.

Blutë bëjnë me dije së është arrestuar  metodi Maraichkov 40 vje dhe Ljubica Zucovij të dy banues në Maqedoni.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Share.

About Author

Leave A Reply