Qafë Botë : Ndalohet një person i shpallur në kërkim për vjedhje

0

Një 22- vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës  është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës pas verifikimeve të bëra në sistemin TIMS.

Në pranga ka rënë Brahim Minaj, banues në Memaliaj,  i cili rezultoi të ishte vendosur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”, akuzë për të cilën gjykata ka dhënë për të riun ka dhënë masën “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë gjatë kontrolleve dhe verifikimeve që ushtrojnë prej sistemit Tims ndaj shtetasve të cilët kalojnë në këtë pik kalimi kufitar kanë kapur dhe ndaluar një shtetas i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP.Tirana.

Prej Policisë Kufitare është ndaluar shtetasi :

Brahim Minaj, 22 vjeç, banues në Memaliaj.

Shtetasi i lartpërmendur rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata Tiranë i ka caktuar masën ”Arrest me burg” për veprën penale ”Vjedhja, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134/2-22 të Kodit Penal.

Shtetasi Brahim Minaj i është dorëzuar Strukturave Policore të DVP.Tiranë për veprime të mëtejshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.