Punimet e Asamblesë së PS, Rama e Xhafa paraqesin objektivat e 100 ditëve

0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. Kreu i qeverisë prezantoi objektivat e 100 ditëve të ekzekutivit, duke theksuar gjithashtu se vendi duhet të hyjë në një fazë të re të luftës ndaj kanabisit, grupeve kriminale dhe të gjithë keqbërësve.

“Na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, institucione, zyrat e shërbimeve, në të gjitha nivelet e administratës nga keqëbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar apo si kërcënim në vazhdim e pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv”, tha Rama.

Ai tha se do vijojë edhe puna për heqjen e Shqipërisë nga harta për kultivimin e lëndëve narkotike, duke paralajmëruar operacion kombëtar kundër rrjeteve kriminale. “Vetting agresiv dhe luftë kombëtare kundër rrjeteve kriminale në vend. Lufta kundër kanabisit nuk ndalon ne ndalimin e kultivimit masiv të tij, por nis me një fazë të re, përndjekjen e rrjeteve kriminale. Ata të cilët janë mësuar të bnëjnë ligjin nëpër feudët e ndryshëm në periferitë e qendrave urbane“.

Rama përmendi edhe reduktimin e burokracisë në administratë siç është heqja e certifikatave. “Në këto 100 ditë është vendosur si shënjestër dhe do marrë rezultate të kënaqshme jo, për heqjen e dokumenteve të panevojshme dhe për të hequr nga çdo lloj liste, leje, autorizime, licenca të tepërta të kota që bvetëm kanë krijuar stres, korrupsion dhe kanë penguar energjitë e këtij vedni që të fukusohen aty ku duhet të fokusohem te zhvillimi, rritja ekonomike dhe mirëqenia…”, tha Rama.

Para ligjit kush lëshoi patenta pa kriter, ‘armë’ në dorën e njerëzve   
“Fillon dhe nuk mbaron fundi i kaosit dhe pisllëkut në rrugët kombëtare të vendit me pastrimit që sapo ka nisur. Është thjeshtë e vetëm sinjali i qartë që rrugët kombëtare janë rrugë që njerëzit dhe mallrat të lëvizin të sigurt dhe jo sheh për të bërë përshesh merr leje abuzive dhe hap në në atë rrugës lloj-lloj zhvillimesh. Brenda katër viteve të ardhshme transformojmë akset kombëtare në rrugë kombëtare evropiane. Do t’i kthejmë ato në rrugë me standarde evropiane. Kjo do bëhet e mundur falë programit 1 miliardë dollar për ndërtim i cili fillon me Rrugën e Arbrit brenda pak javësh finalizohet edhe kontrata e do vijojë me një sërë aksesh të tjera.

Në këto 100 ditë do fillojë një betejë pakompromis për zullumet në Shërbimin e Transportin në Republikën e Shqipërisë duke bërë një reformë dhe çliruar Ministrinë nga barra për të dhënë licenca dhe autorizime dhe duke çuar përpara përgjegjësisë ata që çuan Shërbimin e Transportit në një nga zullumet më të mëdha. Ata të cilët kanë dhënë qindra e mijëra patenta jashtë çdo lloj kriteri, janë pajisur me armë njerëz që mund të kthehen në vrasës për shkak të se nuk janë në gjendjet ë drejtojnë mjetin brenda të gjitha standardeve”.

Kriza energjetike
“Po ashtu jemi në kushtet e një krize hidrike të rëndë, por kjo s’do përkthehet në ndërprerje të detyruar të energjisë pëer familjarët apo bizneset. Do e përballojmë sipas një plani të vënë në veprim nga ministri financave dhe energjisë”.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka prezantuar përpara anëtarëve të Asamblesë socialiste objektivat e dikasterit të tij në 100 ditë e para të qeverisë “Rama 2”. Xhafaj u shpreh se nisja e Vettingut në polici është kryefjalë e këtij 100 ditëshi me synim spastrimin e elementëve kriminalë nga radhët e policisë së shtetit. Paralelisht, tha Xhafaj, do vijojë puna e bluve për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të krimit të krimit të organizuar.

“Nisja e Vettingut në polici do të jetë pika kyçe, për të pasur një polici me standarde evropiane dhe të përkushtuar ndaj shërbimit qytetar. Kërkojmë një qeveri të lidhur me qytetarët. Do të krijojmë një marrëdhënie më të mirë mes qytetarëve dhe policisë. Do të jemi të fokusuar tek parandalimi i dhunës në familje. Lufta kundër krimi të organizuara do të mbete sfida kyçe. Kryeministri që në gushte e ka përcaktuar si një prioritet të punës së qeverisë. Shumë shpejt do të kemi një raport zyrtar i monitorimit ndërkombëtar për luftën kundër kanabisit do të jetë publik. Kemi dy muaj që po punojmë, me partnerët SHBA, BE dhe disa nga vendet anëtarë të BE të përfshira në këtë proces. Do të punojmë për ngritjen e strukturave për goditjen e paligjshmërisë, bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale”, u shpreh Xhafaj duke sulmuar opozitën se gjatë viteve kur ishte në pushtet bashkëjetoi me krimin dhe drejtësinë e kalbur.

“Ka një dallim thelbësor mes nesh dhe atyre, ata që krimin e kthyen në bashkëjetesë me drejtësinë e kalbur, drejtësinë e vunë në dispozicion të grupeve kriminale, kanabisit e vunë në mbrojtje të shtetit dhe sot e përdorin si përbaltje ndaj shtetit, policisë dhe neve që udhëhoqëm procesin e reformimit të drejtësisë për ta ndarë nga krimi, ne që kemi vullnetin dhe jemi të aftë ta zbatojmë këtë reformim dhe për ta çuar drejtësinë në vendin që meriton”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se do vijojë puna për menaxhimin e kufirit për parandalimin e azilkërkuesve në vendet e BE. “Kemi punë për të bërë për menaxhimin e kufirit që mbetet prioriteti ynë, për azilkërkimin dhe trafikun e qenieve njerëzore. Do të përmirësojmë masat e regjimit të kontrollit në kufi, në pikat e kalimit kufitar portual dhe në aeroportin e Rinasit, do të bëjnë lehtësime për shërbimet ndaj qytetarëve dhe si nevojë për prezantimin më të mirë të vendit për vizitorët dhe turistët e huaj”– tha Xhafaj.

Fino: 10 kryetar të partisë nuk janë funksional
Në fund të gushtit morëm vendim për zgjedhjet. Vërtet dolëm fitimtar por kjo nuk do të thotë që të mos bëjmë analizë për zgjedhjet. Nëse do të punim më fortë gjatë qershorit do të kishim arritur një rezultat akoma më të mirë. Kemi 1500 organizata të Partisë Socialiste të cilat kanë dalë më dobët nga zgjedhjet e  2013. Jepmi para zgjedhjes së kryetarëve të organizatave dhe është koha e përshtatshme për të bërë një analizë.

Mos bëni mbledhje fiktive nëpër organizata thjesht për të na dërguar letrën me informacion në Tiranë, pas dy vitesh vinë zgjedhjet lokale dhe do të kuptohet. 10 kryetarë të partisë nuk janë funksional. U bëj thirrje kreve të partive të partisë Socialiste në rrethe që këta 10 kryetarë të japin dorëheqjen. Nuk mund të bësh dy punë, edhe prefekt edhe kryetar partie.

Edhe pse Partia Socialiste ia doli të marrë e vetme 74 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, duke bërë që të qeverisë pa aleatë për katër vitet në vijim,
sërish socialistët kanë pasur rënie në vota në disa bashki të vendit. Kështu, sipas raportit të Sekretarit të Organizimit Administrativ në PS, Bashkim Fino janë tre bashki ku PS ka pësuar rënie në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në këtë raport është bërë evdentimi i zonave të vendit të cilat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 patën një rezultat më të ulët se në parlamentaret e 2013-ës. Raporti i Finos përfshihen 120 njësi administrative vendore dhe 383 të tjera në shkallë vendi (përfshirë bashki dhe njësi administrative).

Në 16 bashki rezultati ka qenë 50% më i ulët ndërsa në bashkitë Devoll, Peqin e Kamëz të gjitha njësitë administrative janë më dobët se në vitin 2013. Gjithashtu Fino, në këtë raport ka rreshtuar edhe shkaqet se pse është arritur një rezultat kaq i dobët në zgjedhjet e këtij viti., duke evidentuar kryesisht mungesën e aktivizimit të anëtarësisë apo dhe premtimet për vende pune nga forcat e tjera politike.

Fino: Brenda 10 ditëve të dorëhiqen kryetarët e degëve ku kemi pësuar rënie
Sekretari Organizativ i Partisë  Socialiste, Bashkim Fino, në fjalën e tij në Asamble ka bërë një analizë të zgjedhjeve.

“Në fund të gushtit morëm vendim për zgjedhjet. Vërtet dolëm fitimtar por kjo nuk do të thotë që të mos bëjmë analizë për zgjedhjet. Nëse do të punim më fortë gjatë qershorit do të kishim arritur një rezultat akoma më të mirë. Kemi 1500 organizata të Partisë Socialiste të cilat kanë dalë më dobët nga zgjedhjet e  2013. Jepmi para zgjedhjes së kryetarëve të organizatave dhe është koha e përshtatshme për të bërë një analizë.”

Gjithashtu Fino nuk i ka kursyer kritikat për krerët e PS në qytete, ku u ka kërkuar që të mos bëjnë mbledhje fiktive. “Mos bëni mbledhje fiktive nëpër organizata thjesht për të na dërguar letrën me informacion në Tiranë, pas dy vitesh vinë zgjedhjet lokale dhe do të kuptohet”.

Nga ana tjetër Fino ka kërkuar edhe dorëheqien e 10 kryetarëve të partisë pasi nuk janë fuksional. “10 kryetarë të partisë nuk janë funksional. U bëj thirrje këtyre kreve të partive të partisë Socialiste në rrethe që këta 10 kryetarë të japin dorëheqjen. Nuk mund të bësh dy punë, edhe prefekt edhe kryetar partie”, tha ai.

Share.

About Author

Leave A Reply