Pukë : Përsëri intoksikohen disa nxënës të shkollës “Nikollë Lleshi”

0

Rikthehen në spital 8 fëmijë nga 19 fëmijët e shkollës së bashkuar “Nikoll Lleshi” të njësisë administrative Gjegjan ne Bashkinë e Pukës janë transportuar mesditën e kësaj të hëne pranë spitalit Rajonal Shkodër, pasi janë intoksikuar në shkollë.

Shefja e pediatrisë në spitalin rajonal të Shkodrës Greta Naraçi thotë fëmijët se janë sjellë në spitalin e Shkodrës, pasi janë rikthyer në shkollë pas pushimeve, këtë të hënë kanë shfaqur të njëjtat simptoma si përpara 5 ditësh.

6 fëmijë u paraqitën, janë nga mosha 10-11 vjeç, gjendja e tyre është e mirë, dy janë paksa më të lodhur. Duke iu referuar historisë, janë fëmijë që kanë qenë të intoksikuar. Kanë qenë mirë, por kur janë rikthyer në shkollë kanë paraqitur të njëjtat shenja. Janë sjellë në spital, por asnjë nuk është rëndë, paraqesin më tepër ankesa me dhimbje barku dhe vjedhje. Janë vendosur në terapi për të përcaktuar llojin e intoksikimit” deklaroi Greta Naraçi.

Më 4 Tetor, 19 fëmijë të shkollës Gjegjan, kane pasur simptoma të njëjta, marrje mendsh, dhe të vjella. Sipas mësuesve këto kanë ardhur si shkak i dizenfektimit që i është bërë shkollës.

Fëmijët pasi kanë marre mjekim në spitalin e Pukës janë kthyer në shtëpi. 5 ditë me vone 8 prej këtyre fëmijëve i janë rikthyer sërish simptomat, ndërsa tashmë janë nën terapi pranë spitalit rajonal Shkodër.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.