Puigdemont nën presion për pavarësisë

0

Presioni po rritet çdo ditë mbi Presidencën e Katalonjës, për të anulluar shpalljen e pavarësinë nga Spanja.

Qeveria spanjolle ka në plan të shkarkoj qeverinë rajonale dhe Puigdemont nga drejtimi i Katalonjës. Pritet që ditën e nesërme të votohet propozimi i kryeministrit Spanjollë, në propozim kërkohej shkarkimi i Carles Puigdemont, dhe shpërbërjen e parlamentit katalonjas, duke zbatuar nenin 155 të kushtetutës spanjolle.

Neni 155, i Kushtetutës spanjolle i lejon Madridit të marrë kontrollin e institucioneve, policisë dhe financave.

Puigdemont shpalli pavarësinë pas referendumit më 1 tetor, i cili u konsiderua i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës. Ndërsa udhëheqësi katalanas, e  pezulloi menjëherë zbatimin, duke bërë thirrje për bisedime.

Senati spanjoll ka vendosur që nesër të votojë për zbatimin e Nenit 155. Duke mos pranuar ofertën për bisedime me Carles Puigdemont. Shumë njerëz, prisnin që Puigdemont ta shpallte sot pavarsinë, por nuk ndodhi.

Në mediat spanjolle ka shumë spekulime se ai mund të pezullojë shtyrjen e pavarësisë dhe të thërrasë zgjedhjet rajonale në një përpjekje për të shmangur sundimin e drejtpërdrejtë nga Madridi.

Gjatë pasdites së sotme, zyrtarët katalanas thanë se fjalimi për pavarësi ishte pezulluar. Nuk janë dhënë më shumë detaje për mediat. Sipas mediave lokale, koalicioni i  Carles Puigdemont, me grupet parlamentare pro pavarsisë, kanë hezituar ti japin mbështetje.

Në të dhënat e qeverisë katalanese, rezulton se nga 43% që morën pjesë në referendumin e 1 tetorit, 90% ishin pro pavarësisë.

Të mërkurën, Puigdemont i ka dërguar një letër Senatit spanjoll duke argumentuar se plani i qeverisë qendrore për të ndërhyrë në autonominë e Katalonjës ishte jokushtetues.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.