Prrenjas : Ndalohen dy inspektorë të pyjores për favorizim në prejen e pa ligjëshme të druve

0

Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari deklaroi se janë arrestuar dy persona në Prrenjas. Të arrestuarit janë Oltion Leka, 28 vjeç banues në fshatin Stravaj me detyrë Inspektor Pyjor Bashkia Prrenjas dhe Leonard Loshi 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas.

Ata janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë favorizuar prerjen e pyjeve duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor. Sipas policisë, Oltion Leka dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti dhe nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.

Deklarata për arrestimet
Ndërkohë, në Përrenjas, në vendin e quajtur kthesa e Shënepremtes, Njësia Stravaj, gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat FNSH, specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit në Departamentin e Sigurisë Publike, stacionin e Policisë Prrenjas dhe efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nisur nga informacioni i marrë se në pyllin e njësisë administrative Stravaj, persona të ndryshëm prisnin në mënyrë të paligjshme pemët për lëndë drusore, bllokuan në orët e para të mëngjesit një kamion ngarkuar me 20 metër kub lëndë drusore të prerë pa leje si dhe pa faturë shoqërimi.

Drejtuesi i mjetit punonte për llogari të një subjekti të licensuar nga bashkia Prrenjas për prerje dhe transport lënde drurore në ngastrat e damkosura për prerje.

Nga verifikimet hetimore të kryera ka rezultuar se inspektori i pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, shtetasi Oltion Leka dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat e marra nga subjekti dhe nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.

Shtetasi Oltion Leka dyshohet të ketë favorizuar këtë subjekt të presë dru të padamkosura duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor.

Nga verifikimi i akteve të kontrollit të kryer nga inspektorët e Pyjeve pranë Bashkisë Prrenjas, nuk rezulton asnjë kontroll i bërë në ngastrat që shfrytëzonte subjekti.

Shtetasi Leonard Loshi, zyrtar përgjegjës, dyshohet të mos ketë kontrolluar inspektorin në varësi dhe nuk ka urdhëruar për kontroll në ngastrat që shfrytëzonte subjekti, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe mjedisor në këtë zonë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Oltion Leka, 28 vjeç banues në fshatin Stravaj,me detyrë Inspektor Pyjor Bashkia Prrenjas.

– Leonard Loshi, 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor Bashkia Prrenjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit R.K., 56 vjeç banues në Durrës dhe ndaj përfaqësuesit të subjektit, shtetasit S.K., 48 vjeç banues në Qukës.

Ndaj tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.