Protesta kundër autonomisë së Katalonjës

0

Qindra mijëra njerëz të cilët janë kundër autonomisë së Katalonjës, kanë dalë në protestë për të mbështetur vendimin e Spanjës. Mbështetësit kërkojnë që Katalonja të mbetet pjesë e Spanjës.

Shumë prej protestuesve kishin pankarta në duar, ku kishin shkruar mesazhe kundër udhëheqësit katalanas, Carles Puigdemont, madje disa kanë kërkuar burgosjen e tij. Shumë prej tyre mbanin flamuj spanjollë dhe këndonin “Rroftë Spanja” dhe “Rrugët janë për të gjithë”, protestuesit marshuan përmes Barcelonës në mbështetje të unitetit spanjoll dhe kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonjës.

Në protestë ka marrë pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Dolors Montserrat. Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese për shkak të Katalonjës. Referendumi dhe shpallja e pavarësis katalanase, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, por situata vazhdon të mbetet ende në kaos.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.