Prokuroria është duke u përpjekur ta mbylli dosjen e “CEZ” pa kryer asnjë hetim minimal

0

Lëvizjet e para të fshehta për privatizimin e OSSH, shoqërisë më të madhe shtetërore në fushën e energjisë, kanë nisur që në vitin 2005, tre vite më përpara se sa koha që pretendon qeveria “Berisha”. Shtetasi Hamza Merxhani rezulton si ndërmjetësi parë, i cili tentoi, por pas sukses, të ndërmjetësonte një marrëveshje mes qeverisë “Berisha” dhe çekëve, për shitjen e OSSH. Merxhani ka pranuar një takim me ish-ministrin e METE, Genc Rulin, por për të njëjtën çështje, po punonte paralelisht Nuel Kalaj, i cli shumë shpejt e nxori Merxhanin jashtë loje. Roli i dy personave doli në pah pas dëshmisë së juristit të OSHEE, Rome Kara, i cili zbardhi të gjitha prapaskenat e privatizimit të OSSH.

Kara e shoqëroi dëshminë e tij me dokumente. Pjesë e dokumenteve është edhe një korrespondencë e Nuel Kalajt me drejtorin e madh të CEZ-it në Çeki, Roman Martin. Ky dokument konfirmon se Kalaj, me njohjet e tij të afërta me familjarë të Berishës dhe ministra të kabinetit të tij, ka nisur përpjekjet që nga viti 2005. Ndërkaq, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2009, Nuel Kalaj, ka kryer transaksione të dyshimta bankare. Ai ka marrë me çanta rreth 7 milionë euro, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar ligjërisht. Paratë i ka larguar më pas nga Shqipëria. Nga ana tjetër, dëshmitari Romeo Kara ka deklaruar se Nuel Kalaj ka telefonuar mbi 100 herë Sali Berishën brenda muajit. Shkelja më e rëndë është konsumuar që me hapjen e procedurave të privatizimit.

Qeveria ‘Berisha’ ka hapur procedurat për privatizimit të OSSH, të një shoqërie shtetërore me një vlerë kaq të madhe, në një kohë kur ende nuk kishte përfunduar inventarizimin i aseteve të OSSH. Shkelje të rënda janë shënuar edhe gjatë procesit të tenderimit, ku qeveria dhe METE kanë marrë kompetencat e ERE, duke ndryshuar deklaratën rregullatore, duke favorizuar CEZ, me anë të rritjes së çmimit të energjisë me 32 %. Një dokument zyrtar i vitit 2008, që mban firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, tregon se si një numër pronash shtetërore kaluan në mënyrë të pajustifikuar në varësi të Operatorit të Shpërndarjes, në momentin kur shitja e tij tek CEZ ishte paracaktuar. Edhe shpallja fituese e kompanisë CEZ në këtë proces tenderimi nga KVO si dhe miratimi i raportit nga KVO për shpalljen fituese të ofertës së paraqitur nga CEZ është bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit. Po ashtu, është ulur në kundërshtim me ligjin garancia e ofertës së CEZ-it.

Ajo duhej të ishte në vlerën e 40 milionë $, por me anë të VKM 1170 dt. 13.8.2008 u vendos të ishte në vlerën e 5 milionë €. U ndryshua niveli i borxhit të keq nga 4% në 14% përgjatë negocimit të palëve pavarësisht se kjo përbente një shkeljeve të rregullave të vendosur nga vetë qeveria dhe ERE si dhe shkaktonte një dëm në vlerën e 70 milionë $ në vit. Palët duhet të diskutonin vetëm se çfarë do të quhej borxhi i keq, por jo nivelin e tij. Megjithatë, nën presionin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ERE, i ka njohur rritjen e borxhit të keq CEZ për vitet 2008, 2009 dhe 2010, në masat 14%, 14% dhe 13%. CEZ është favorizuar me lëvizjet e çmimit të energjisë.

Çfarë ka ndodhur? Është ulur çmimi i energjisë që KESH ia shiste CEZ, ndërsa nga ana tjetër, është rritur çmimi i energjisë që CEZ ua shiste qytetarëve shqiptarë. Edhe në periudhën fundore të heqjes së licencës së CEZ janë gjetur plot shkelje që kanë të bëjnë me sjelljen e institucioneve shqiptare në favor të CEZ. Mos veprimi i strukturave përkatëse pas heqjes së licencës, duke mos vlerësuar asetet e CEZ, mosveprimi i fillimit të procedurave të shpronësimit të aksioneve dhe mos ndërmarrja e verimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar, kanë dëmtuar rëndë pozitat e shtetit shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar, filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi të realizua në rrjetin social Facebook, ka akuzuar Prokurorinë se është duke u përpjekur ta mbylli dosjen e “CEZ” pa kryer asnjë hetim minimal.

“Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve më të qarta të korrupsionit në këto 27 vite, skandalit “CEZ”. Pa kryer asnjë hetim minimal, pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë person në dijeni, pa marrë në kosideratë asnjë prej gjetjeve të Raportit përfundimtar të Komisionit hetimor parlamentar, Prokuroria që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali të botuar në media me përgjimet e dy kriminelëve , jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për një material të shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish të mëdhenj e të vegjël të dyshuar për krimin ekonomik e korrupsion me përmasa tronditëse po na paska dërguar dosjen në Gjykatë dike kërkuar mbylljen e saj!!!”, shkruan Balla.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:
Prokuroria po perpiqet te mbylle nje per dosjeve me te qarta te korrupsionit ne keto 27 vite, skandalit “CEZ”. Pa kryer asnje hetim minimal, pa marre ne pyetje asnje te akuzuar, asnje deshmitar, asnje person ne dijeni, pa marre ne konsiderate asnje prej gjetjeve te Raportit perfundimtar te Komisionit hetimor parlamentar, Prokuroria qe u ngrit brenda dites per te arrestuar nje deputet mbi bazen e nje materiali te botuar ne media me pergjimet e dy krimineleve, jo vetem nuk e ve ujin ne zjarr per nje material te shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish te medhenj e te vegjel te dyshuar per krim ekonomik e korrupsion me permasa tronditese, po na e paska derguar dosjen ne Gjykate duke kerkuar mbylljen e saj!!!

Kush jane keta prokurore? Kush u ka dhene ketyre prokuroreve pushtetin qe te sillen me drejtesine si tregtare qeniesh te gjalla dhe ta trajtojne popullin shqiptar si mish per top? Kush eshte pas ketyre kukullave te ketij teatri te neveritshem me drejtesine si mjet per te sulmuar dhe per te mbrojtur, ne emer te interesave politike e korruptive qe fyejne Shqiperine, popullin, drejtesine?!
Prokuroria po ben pazare qe vijne ere te keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegel e politikes dhe padrejtesise! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, se ka brenda saj nje kalbezim te tmerrshem!

Por Prokuroria nuk ka per ta ndalur dot oren e drejtesise qe po vjen dhe qe ka tmerruar politikane prokurore e gjykates te korruptuar! Kurre nuk do ta ndaloje dot edhe sikur te gjeje ne gjykate, njerez te tredhur e te korruptuar njesoj si ata qe e kane cuar dosjen e CEZ-it per ta varrosur, pa asnje lloj procesi minimal hetimor!

balla

Share.

About Author

Leave A Reply