Prokuroria sekuestroi në fundjave librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme

0

Në vazhdën e veprimeve hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Tahiri-Habilaj”, hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme. Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë spunto nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh. Prokurorët e krimeve të Rënda ngrejnë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme, dhe për pasojë për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme. Ndërkohë në një dokument që disponon “Shqiptarja.com” thuhet se Habilajt kanë bashkëpunuar ngushte dhe me grupin e Taulant Haxhirajt dhe Renato Avdulajt, grup i cili tashmë është dërguar për gjykim.

Grupi i Haxhirajt e bashkëpunimi
Në periudhën Prill-Maj 2016 shtetasit Shqiptarë Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Reshat Rradhima, Xhovalin Baco etj, në territorin e zonës Administrative Vlorë, pasi siguruan më parë sipërfaqe toke, në pyll apo kullota në pronësi të shtetit ose të personave privatë kultivuan në to bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.Kultivimi u krye në parcela të madhësive të ndryshme, në sasi nga 4500 deri në 5000 rrënjëbimësh narkotike. Për kultivimin, mbarëvajtjen e aktivitetit dhe ruajtjen e tij, ata aktivizuan një numër personash që u sistemuan në kasolle të ndërtuara pranë parcelave.

Krahas veprimtarisë kultivuese personat e mësipërm vendosën lidhje me punonjës të policisë vendore, shtetasit Renato Avdulaj etj,duke ofruar këta të fundit garancinë e tyre, kundrejt përfitimeve të padrejta monetare, për mbarëvajtjen e aktivitetit, nëpërmjet mosdhënies së informacioneve në strukturat përkatëse të policisë, në lidhje me vendodhjen e parcelave me bimë narkotike, nëpërm,jet shmangies së asgjësimit të bimëve si dhe nëpërmjet dhënies së informacioneve personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale për lëvizjet dhe kontrollet e ushtruara nga policia.

Kohët e fundit, autoritet italiane të drejtësisë sekuestruan sasinë prej 3.5 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis, duke arrestuar sit ë dyshuar në lidhje me këtë fakt kriminal, shtetasit Moisi Habilaj etj dhe duke shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Nezar Seiti. Shtetasi Moisi Habilaj së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Matan Matani, etj, që nga Prilli 2017 e në vazhdim hetohej nga prokuroria pranë kësaj gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Nga përgjimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se të dyja grupet kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë prokuroria ka vendosur të bashkojë dy procedimet penale, për të vijuar hetimet në një të vetëm.

Dëshmia e Nazer Seitit
Në vendimin e gjykatës që “Shqiptarja.com” e disponon evidentohet dhe dëshmia e të arrestuarit Nezar Seiti, i mbrojtur nga avokati Detar Hysi. Gjatë marjes në pyetje Seiti mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në veprimtarinë kriminale për të cilën po hetohej. Shtetasin Armand Koçerin nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar më parë, ndërsa me tre shtetasit me mbiemrin Habilaj, kishte lidhje krushqie.Më parë, po në datën 19 tetor 2017 shtetasi Nezar Seiti rezultoi i pyetur me cilësinë e personit që kishte dijeni për veprën penale.

Në tërësinë e deklarimit ai njoftoi dhe lidhjen që kishte me shtetasit Artan Habilaj, Florian Habilaj, Moisi Habilaj dhe Matan Matani, duke mohuar njohjen me Armand Koçerrin. Sipas deklaruesit, jetonte dhe punonte në itali por vinte shpesh në Shqipëri për shkak se kishte prindërit që banonin në fshatin Gjorm të Vlorës. Dy ditë më parë, referuar ditës së dhënies së deklarimeve, u ndodh në Tiranë dhe kaloi natën në shtëpinë e shokut të tij Arben Matani. Rreth orës 09:00 u largua nga Tirana dhe rreth mbasdites, mbëriti në fshatin Gjorm.

Me shtetasit Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, kishte lidhje për shkak se bashkëshortja e tij i kishte kushërinj. Moisiu e vizitoi në spital në Itali kur kreu një ndërhyrje kirurgjikale. Vllezërit Habilaj i takoi kur u kthye në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takoheshin rrallë ndërsa me Artanin më shpesh. Shtetasin Matan Matani e kishte nip, djalin e motrës. Ndërkohë i arrestuari tjetër Armand Koçeri nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim.

Politikanët zihen vetëm për karrike, flet nëna e Habilajve: Djemtë janë marrë me tregti perimesh
Ka folur për herë të parë nëna e vëllezërve Habilaj, të cilët në muajin e fundit janë lakuar më shumë se kushdo në media. Zenepe Habilaj ka rrëfyer për “Top Story” se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe ata kanë punuar me trageti perimesh.

“Djemtë e mi, në radhë të parë, janë të pafajshëm dhe të tëra i kanë me djersën e ballit. 10 vjet në det ata me maune, perime, fruta, të gjitha… Unë vetë si Zenepe, bashkë me burrin tim, kam punuar 10 vjet me dy serra, edhe me dy dylym bizele që ma di fshati. Kam punuar bashkë me djemtë. Djemtë të tre kishin firmën e tyre dhe unë me burrin punoja në dy serra.

Unë kaq di për ta. Për mua si nënë, ata janë të pafajshëm. Me mua kanë jetuar këtu. Tërë ditën gërryej dhe ja, e heq stresin vetëm me punë. Për mua është një e pavërtetë sepse hahen qeveritë me njëra-tjetrën nuk më intereson fare. Zihen për karrike ata, nuk zihen për mua”-thotë nëna. Por, a e njeh ajo ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin?

“Unë nuk e njoh. Gjyshja ime e ka një kushëri të largët fare. Nuk e kam takuar kurrë, të betohem. Ka Zot. Unë si Zenepe nuk e njoh”, thotë nëna e Habilajve. Moisi Habilaj u arrestua në Itali dhe akuzohet si koka e bandës së drogës që ka trafikuar tonelata kanabis nga Shqipëria në Itali. E ndërsa Moisiu është arrestuar, vijon të jetë në kërkim Florjan Habilaj dhe pjesëtarë të tjerë të bandës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.