Prokurorët ​thirrje për arrestimin e Puigdemont

0

Prokurorët Spanjollë kanë lëshuar një urdhër arresti evropian për Carles Puigdemont dhe bashkëpuntorët e referendumit dhe shpalljes së pavarësisë.

Carles Puigdemont dhe bashkëpuntorët e tjerë nuk janë paraqitur në gjykatën e lartë të Spanjës, ata akuzohen për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Avokati i Puigdemont tha se klima ishte e “rrezikshme” që ai të paraqitej para gjykatës. Ndërsa Belgjika e ka mbrojtur me pretendimin se nuk ka marrë ende urdhër arresti për Puigdemont.Tetë anëtarë të tjerë të shkarkuar nga qeveria rajonale e Katalonjës ,nuk u morën në pyetje nga gjykata.

Spanja e ka shpallur të paligjshëm referendumin dhe pavarësinë. Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy imponoj sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhjet lokale në 21 dhjetor.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.