Prokurorë, gjyqtarë, hajdutë e zagarë…

0

Nga Bledi Mane

Behu gati shqiptar se erdhi fundjava. Erdhi fundjava dhe vapa nuk ka ndermend te iki. Behu gati shqiptar, bej gati buken me djathe e me domate pesticidesh, merr me vete pak vaj ulliri per te lyer trupin, paketo breket e plazhit qe ke blerë te Gabi, peshqirin e reckosur dhe nisu urgjent me furgonat per ne Durres. Ik shlodhu e lahu ne det se te henen do fillosh perseri punen. Kur te shtrihesh ne reren e nxehte mbyll syte e stako trurin. Mos lexo e mos mendo per asgje se do shqetesosh veten. Thjesht relaksohu e mos hidh syte as majtas e as djathtas. Mos shiko as facebook, as instagram e mos lexo asnje lajm se do te te prishet gjaku. Une e di qe ti shqiptar je kureshtar ndaj po te them te stakosh trurin se po lexove haberet e ketij gushti te nxehte do pervelohesh i gjithi…
Shqiperia numeron rreth 330 prokurore te shperndare ne organin e akuzes nga Jugu ne Veri. Bazuar ne deklarimet e pasurise se tyre, nje llogari e thjeshte mbledhjesh matematikore konstaton se mesatarisht nje familje prokurori shqiptar ka ne pronesi 3 apartamente, 2 garazhe makinash, 1 dyqan dhe 2 automjete. 330 prokuroret shqiptare zoterojne 1580 apartamente dhe vila banimi, 611 dyqane, 900 automjete te shtrenjta dhe 732 garazhe makinash. Si egzemplar po u kujtoj emrin e prokurorit te Prokurorise se Tiranes ‎Arjan Permeti i cili ka deklaruar se ka ne pronesi 10 apartamente banimi dhe 10 dyqane. Mbaje veten o shqiptar, kafsho kotheren e bukes, kafsho pak djath e domate, leri te treten me ulçren e stomakut tend dhe futja notit ne Adriatik.
***
Shqiperia numeron rreth ‎400 gjykates qe nga gjykatat e shkalles se pare e deri ne Gjykaten Kushtetuese. Ndryshe nga trupa e prokuroreve, gjyqtaret tane kane pasuri me te frikshme. Ne deklarimet e pasurive te tyre ndeshesh me pasuri te paluajtshme blere ne zonat apo bregdetin ekskluziv shqiptar. Llogaritur totalisht, 400 gjykatesit shqiptare zoterojne rreth 1700 apartamente dhe vila luksoze, 980 garazhe automjetesh, rreth 1500 automjete super te shtrenjta dhe familjaret e tyre menaxhojne 470 njesi tregetimi apo biznese. Per t’ua ilustruar po u permend emrin e Guxim Zenelit, gjyqtar i Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise i cili vetem brenda vitit 2017 ka deklaruar blerjen e 16 apartaamenteve banimi.
Dhe per te ta shtuar pak adrenalinen e stines o i dashur shqiptar, po te tregoj nje tjeter sekret. Keta 730 prokurore e gjyqtare kane te depozituara ne llogarite e tyre bankare rreth 69 milione euro. Po, po 69 milione euro ne emrat e tyre, te familjareve te tyre, te kollovareve te tyre, dashnoreve te tyre. Pasurite e patundshme te ketyre gangstereve formojne nje qytet me te madh se Gramshi e Librazhdi, dhe kane gjendje parash ne cash me shume se buxheti i Qendres Spitalore “Nene Tereza”.
Ha buke o shqiptar, kafsho pak djath, kafsho domaten, kafsho dhe dhimbjen e poshterimin dhe shko lahu ne det. Shko lahu e me mire mbytu. Më mirë mos dil i gjalle ne breg, me mire te te mbyse deti Adriatik me dallget e tij ndotur nga muti sesa te te mbyse prokurori Adriatik me shoket e tij ndotur nga krimi!!!
Share.

About Author

Leave A Reply