Profesionet e lira në skemën e TVSH_së pavarësisht nivelit të xhiros

0

Një Vendim i ri i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar dje se kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të lira, do të jetë zero. Pra, pavarësisht se sa xhiro kanë bërë në një vit të caktuar, profesione si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, ata janë dhe mbeten të regjistruar në sistemin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe për shërbimet e ofruara prej tyre do të shtojnë TVSH-në në masën 20 për qind të vlerës së faturës.

Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit, saktëson akti qeveritar.

Me anë të kësaj VKM-je, qeveria shmang interpretimin e mundshëm të profesioneve të lira, që mund të shpëtonin nga TVSH-ja duke deklaruar shifra xhiroje më të ulta se 2 milionë lekë në vit. Tani, edhe me një faturë të vetme të realizuar, punonjësi i këtyre kategorive nuk shpëton nga TVSH.

 

Share.

About Author

Leave A Reply