Problemet e vjetra në portin e ri të peshkimit

0

Ka 17 vite që shërben si kapiten anijeje në flotën e peshkimit në Durrës. Arjan Neli del tre herë në javë në det të hapur për të peshkuar.

Sipas tij, përsa i përket portit të ri, problem janë hyrjet e daljet për shkak të hapësirës së vogël.

“Porti i ri është shumë i domosdoshëm, por numri i anijeve është shumë i madh dhe nuk na përballon. Vështirësia më e madhe është hyrja dalja që kemi ne. Anija që kemi ne është 35 metra. Gjithë përgjegjësitë unë i kam këtu në anije dhe çdo dëm që bëhet unë jam përgjegjësi”, thotë Arjani.

Pas urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë ka nisur zhvendosja e anijeve të para nga porti i vjetër drejt atij të ri. Por aktualisht ka vetëm disa bankina ku mund të ankorohen vetëm 30 për qind e flotës së peshkimit nga 200 anije që janë.

“Porti ka edhe probleme. Nuk është ky projekti qe ne kemi miratuar si OMP. Në projektin e zbatimit që u bë në Marok, nuk kemi marrë pjesë nuk na ka pyetur njeri. Këtu ka gabime që ne nuk do i kishim pranuar kurrë . Së pari është hyrja shumë e vështirë që të shkëmbehen dy anije. Problem tjetër është që në anën lindore të murit, pra ku është edhe muri i portit ekzistues është e gjitha me gurë që ne në projekt e kemi bërë të gjithë me bankinë. Edhe në murin perëndimor është e gjitha me gur dhe ne atë e kemi pas planifikuar me bankinë. Nëqoftëse bëjmë këto ndryshime e tërë flota e peshkimit mund të sistemohet pa problem”, deklaron Besim Troplini, nën.Kryetar i Organizatës së Peshkimit.

Porti i ri i peshkimit kap një vlerë prej rreth 15 milionë dollarë dhe është parashikuar të ketë një kantier për riparimin e anijeve si dhe merkaton e peshkut, ku mund të blejnë jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.