Presidenti Thaçi ka pritur sot në Presidencë, Eurodeputeten Ulrike Lunaçek

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në Presidencë, Eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën.

Në këtë vizitë Presidenti Thaçi e ka falënderuar Eurodeputeten Lunaçek për përkushtimin e sinqertë për Kosovën.

“Keni qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Një zë i sinqertë dhe konstruktiv”, është shprehur Thaçi në takimin përshëndetes me Eurodeputeten Lunaçek, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, Eurodeputetja Ulrike Lunaçek theksoi se e ka përcjellë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë së saj.

“MSA dhe agjenda e reformave evropiane janë udhërrëfyes për perspektivën evropiane të Kosovës”, ka thënë Lunaçek.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj drejt konsolidimit të shtetit, duke përfshirë së fundmi edhe organizimin e mirë të zgjedhjeve dhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe social mbesin prioritete të vendit,

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.