Presidenti Meta vizitë zyrtare sot në Kosovë

0

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, nisi sot një vizitë shtetërore dyditore në Republikën e Kosovës, me ftesë të homologut të Tij, Hashim Thaçi.

Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Hajradinaj, me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare, si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.